Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Krujë, Shkëlzen Hoxha sëbashku me disa ish punonjës të bashkisë pasi akuzohen se kanë vjedhur 8 milionë lekë. Ata akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Sipas hetimeve të prokurorisë së Krujës, Hoxha në bashkëpunim me administratorin e kompanisë “Regli” shpk, Njazi Prençi dhe disa ish-punonjës të bashkisë kanë falsifikuar dokumentat për të përfituar shumën e parave të fondit të emergjencës, i cili ishte caktuar për sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë.