Ardian Ndreca: Zgjidhni Donald Lu president dhe Romana Vlahutin kryeministre, ndoshta ndodh ndonji gja!

25 Qershor 2016, 17:17Sociale TEMA

Zoti Ndreca a mendoni se reforma në drejtësi do të miratohet, dhe a mendoni se do të sjellë fryte për shqiptarët?

Me mendue se kjo klasë politike që kemi ka vullnet të qartë me miratue reformën në drejtësi, asht njilloj si me mendue se njerzit e egjër, barbarët dhe primitivët, nji ditë kanë vendosë me u mbledh në nji kongres dhe me unanimitet kanë nda me u qytetnue!
Nji reformë e vërtetë nuk mund të bahet kurrsesi me konsensus, pse asnji prej tyne, që janë njikohsisht subjekte të drejtpërdrejta të asaj reforme, nuk asht aq budalla sa me firmosë për nji kostum me vija.

Pse jeni kaq kritik me sistemin e drejtësisë tek ne?

Drejtësia asht ajo që pengon mekanizmin e reformimit të pjesës tjetër të sistemit. Bota e krimit ketë gja e ka kuptue ma së mirit dhe e ka marrë peng drejtësinë. Kuptohet korrupsioni në drejtësi përmban në vetvete edhe diçka fiziologjike, por tek ne asht kalue me kohë kufini i pranueshëm. Vetë Llalla duhet të ishte i pari nën akuzë, por për çudi pikërisht ai mbron akuzën! Ku janë arrestimet e tija të bujshme? Patetizmi me intermitencë nuk mjafton me mshehë aktet e vazhdueshme kundër integritetit të drejtësisë. Vetë mosveprimi asht nji akt i randë kundër ligjit. Pse nuk del kryeministri t’i thotë shqiptarëve se ku e kanë kapë Llallën dhe të tjerët si ai? I kanë varë ujkut mëlçitë në qafë thotë populli, prandaj edhe po të mbylleshin krejt gjykatat nuk do të ishte ma keq se kaq.

Më përpara jeni shprehur pozitivisht ndaj Edi Ramës, ka disa kohë që nuk merrni një pozicion ndaj politikës që ai ka ndjekur. Aprovoni mënyrën e tij të qeverisjes?

Edi Rama asht nji zhgënjim dhe nji dështim. Gjithçka që mund të bajnë tashti e mbrapa asht për inerci, pra nuk varet prej vullnetit të tij. Thjesht asht nji person pa sens politik dhe nji frikacak. Besoj se do të mbahet mend si nji humbje kohet, si nji rastisje e fatit.
Ajo që më vjen keq asht se Berisha nuk asht nji aksident ndër ne, ai shpreh substancën e dhunës dhe të krimit që na shoqnon përjetsisht, ndërsa Rama, sidomos sot që ideologjitë kanë mbarue, ka mbërrit me qenë vetëm diçka rastësore, nji aksident pa fryte.

Nuk do të doja t’ju pyesja për Presidentin Nishani, duke qënë se keni pasur përplasje për motive personale, ai refuzoi t’ju dekretonte si ambasador pasi ju e kishit fyer në një shkrim tuajin. Si e shihni sot rolin e Presidentin?

Nuk kam ndonji dëshirë me folë për Nishanin. Ai asht ma pak fajtori në gjithë ketë mesele të ndytë, pse ai ka rrethana lehtësuese objektive që kanë të bajnë me vullnetin, intelektin dhe qenjen e tij landore. Praktikisht ai ka anullue nji institucion të tanë, dhe kjo ishte arsyeja pse u zgjodh në atë post, pjesa tjetër asht e parandsishme.

Si ju duk kthimi i kombëtares sonë nga Kampionati Evropian i futbollit?

E keni fjalën për disa miliona njerëz të cilëve u ka mbetë nji motiv i vetëm për me u ndie krenarë: 11 vetë që rendin mbas nji topi?
Kjo gja përban nji mjerim të madh për ne si  popull.
Në kandvështrimin sportiv paraqitja e kombtares sigurisht që me ka emocionue, pra e kuptoni drejt reagimin tem!

Ju nuk jeni i majtë. Si e shihni të djathtën shqiptare sot, a ka shanse që ajo të fitojë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme?

E djathta tek ne nuk ekziston. Sali Berisha asht tallë me “popullin” e djathtë për ma se dy dekada. Por Berisha nuk mund të jetë ma objekt i reflektimit politik të askujt, komunikimi i tij publik në nji shtet normal do të bahej nepërmjet policisë gjyqsore, gjykatës apo administratës së ndonji instituti penal, por jo në parlament, kjo asht fyemje për viktimat dhe për damet kolosale që ai ka shkaktue vendit.
Sot tek e djathta nuk ka asnji za që meriton vemendje. Basha nuk ban as për dordolec, të tjerët janë zhurmuesa pa personalitet. Nuk kanë asnji ide të djathtë, pse nuk e kanë lodhë asnjiherë trunin për me mendue. PD-ja asht nji grupim klanor në shërbim të “familjes” Berisha dhe të kooptuemve të saj.

A ju duket pak si tepër e ndezur dhe e dhunshme klima politike në Shqipëri?

Jemi të gjithë dëshmitarë që politika jonë prodhon dhunë, prandaj ajo nuk pranon drejtsinë. Gjuha e dhunës asht e kundërta e arsyes politike dhe e moralit. Prandaj shumica e politikanëve tanë nuk kanë as moral dhe as arsye politike për me argumentue veprimet e tyne.
Dhuna zhvatë tendera, vret, vjedh votën, mashtron, shpif. Kjo gja ka ndodhë si djathtas si majtas, por kampioni absolut mbetet Berisha. Fakti që sot e ka kthye parlamentin në nji cirk asht nji shenj i dukshëm i dështimit të Edi Ramës. Vetë fakti që fitorja e fundit e Ramës asht nda me I. Metën, e kthen atë në nji fitore të Pirros.
Rama mund të fitojë edhe me dymilionë vota, por në qoftë se në krye të drejtësisë do të jenë të korruptuemit, në krye të Shtetit mjeranat, në krye të shërbimit sekret ata që e shesin Shtetin, në parlament ata që kanë vra njerëz në mes të ditës, për çka shërben ajo fitore?

Keni vetëm kritika, sipas jush jemi pa asnjë rrugëdalje?

Zgjidhni Donald Lu president dhe Romana Vlahutin kryeministre, ndoshta ndodh ndonji gja!

Revista Drini

5 komente në “Ardian Ndreca: Zgjidhni Donald Lu president dhe Romana Vlahutin kryeministre, ndoshta ndodh ndonji gja!”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    mister Nreca !!.e sigurte qe ska mendodh ndonji gja qe te te beje ty te lumtur
    hiken ATO KOHE………

  2. petrit says:

    O Ardjan more Ardjan , nuk thuhet shqip ndonji Gja , por ndonje gje. meso gramatiken O Ardjan !

    1. O injorant says:

      Obobo me i mesu gramatiken prof.A. Ndreces eshte njisoj si me i mesu Mesit si bahet goal o injorant. Ai nuk e njeh kete standard letrar te shqipes qe s’ka standart. Informohuni o rrjepacake perpara qe te shani dike.

  3. Vito says:

    Zoteri bashkohem me ty 100%.Mezi pres vitin tjeter kur fillojne votimet per te mos shkuar atje ne shenje proteste qytetare.Ju falemnderit per intervisten!

  4. Nar Koka says:

    Ambasador na ka zene e keqja e madhe. S ka Lu e Vllahutin me na na ba gja. Na kane kap pseudointelektualat dhe mafiozo-politika per fyti. Nejse. Me vjen keq per ty qe nuk u bane ambasador. Tjerat do ti rregullojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje