Aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të komunitetit në Tropojë protestuan përpara Ministrisë së Energjetikës dhe Kryeminsitrisë kundër ndërtimit të disa hidrocentrale në luginën e Lumit të Vabonës.
Me moton “Larg duart nga Valbona”, protestuesit denoncuan koncesionet, pasi sipas tyre, cenohet natyra, dëmtohet ekonomia dhe zhvillimi i turizmit.
“Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, thonë aktivistët.
Kjo është e disata protestë që zhvilohet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin e Valbonës dhe sipas aktivistëve, ata do të vazhdojnë derisa të nisë bashkëpunimi me qeverinë për anulimin e kontratave koncesionare.
clidhje kane keta me Valbonen. Kur ishte Valbona keta as nuk kishin lindur as nuk
Perse nuk protestojne per te varferit, trushpelaret, keta trushpellare??
.. clidhje kane keta me Valbonen. Kur ishte Valbona keta as nuk kishin lindur as nuk
Perse nuk protestojne per te varferit, trushpelaret, keta trushpellare??