Partia Demokratike ka humbur betejën e radhës ligjore me Bashkisë së Tiranës, këtë herë atë për çështjen e taksave dhe tarifave vendore.
Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar mesditën e sotme padinë me palë paditëse Fabian Topollaj (keshilltar bashkiak i PD) dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtareve me objekt Konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe shfuqizimin e Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë për “Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin e Tiranës”.
Pas shqyrtimit të kërkesës së anëtarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Gjykata vendosi rrëzimin e të dyja kërkesave. Vendimi për taksat vendore në Këshillin Bashkiak është marrë në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar.
Gjatë këtyre mujave, Partia Demokratike ka humbur disa beteja ligjore ndaj Bashkisë së Tiranës, siç ishte padia për të ndaluar ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë te liqeni, ndërtimin e parkingut nëntokësor te Parku Rinia dhe për akuzën për mungesë transparence nga Bashkia e Tiranës, të cilat gjykata i ka vlerësuar si në përputhje me ligjin.
Gjynah per qunin e PD-s doli i tradhetuar nga drejtesia e sali berishes,i gjori ka shpresuar ne ndonje miljon euro si xeni dikur por ja qe deshtoj,ndoshta edhe luli do te vetngushllohet duke thene se “ligji po funksionon”,tna rroje keshilltari i PD-s dhe heren tjeter te konsultohet mire me fazlliqin nese do te dali fitues.