Dokle, ironi për reformën në drejtësi: Ti më pyete “a hyhet” dhe jo “a dilet”

28 Qershor 2016, 11:39Politika TEMA

Deputeti socialist Namik Dokle, ironizon situatën për reformën në drejtësi. Ka zgjedhur një fabul domethënëse duke e postuar në facebook.

Mesazhi i fabulës është për dikë që i ka hyrë lumit dhe nuk dihet në do të dalë.

Ja ç’tregon Dokle për në Vaun e Drinit:

Për t’i rënë shkurt, nje djale i ri, shkoi te Vau i Drinit. Një plak po dridhte cigaren në breg të lumit.

– A hyhet në Drin, o mixhë?- pyeti djali.

– Po,- i tha plaku.

U fut në lumë, por aty nga mesi u frikësua nga valët e Drinit dhe u kthye mbrapsht.

-Nuk më tregove drejt, – i tha plakut, – ishte vështirë me dalë matanë Drinit.

-Ti mor djale, – i tha plaku, – më pyete a hyhet dhe jo a dilet!

5 komente në “Dokle, ironi për reformën në drejtësi: Ti më pyete “a hyhet” dhe jo “a dilet””

  1. Valter Bebri says:

    Zoti Namik ju e dini se dhe “Majmuni” para se ta hante frutin e provonte ne se ja nxinte suma…….Saliu e shpura e horrave e kane provu se suma nuk ja mban kete reforme ne drejtesi prandaj i kane dal kunder.

  2. petrit says:

    Eshte kthyer ne bejtexhi edhe ky ,na tregon perralla tani , nje here se kemi degjuar te flase ne parlament ,duhet ndryshim te cilin do ta sjellin zgjedhjet e reja , ndryshe do lexojme perrallat e ketyre .

  3. Shpetim says:

    Hangre dhe fitove privilegje nga PS ti dhe vajza jote mjeke ne qender te tiranes. Tani qe po del jashte loje si ipavlefshem dhe mos dhenes i ndonje kontributi c’fare do, te ka mbetur “ironia” o dite zi. Turp per ty z.Dokle

  4. Lenci says:

    Po more Dokle ashtu eshte. Une po te tregoj nje ngjarje te vertete. Kam patur mik te babait nje zotni burre i cili mbarrshtronte bilbila qe ishin te rralle. Ma fali nje bilbil. Me dha nje kuti te vogel me nje ushqim qe asokohe, ne vitet 80 me zor gjendej. Me porositi qe cdo dite ta ushqeja me fara sa nje kokerr grure. Pas ca diteve bilbili nuk kendonte vetem kercente nga nje cep ne tjetrin. E pyeta mikun. Me tha se i ke dhene me shume ushqim se sa te kam thene une. Me shpjegoi se nga ushqimi i tepert zogu eshte shendoshur dhe kjo e pengon te kendoje. Me porositi te mos e ushqeja per 3 dite e me pas ti jipja sa nje kokerr gruri. Ashtu bera. Pas pak ditesh bilbili filloj te kendonte.
    Edhe ti dikur ke kenduar bukur. Ka shume vjet qe tu ka ndale kenga.
    Ai plaku te cilin pyeti ai djali i ri nuk eshte tregue i sinqerte por hileqar. Ai pavaresisht se i riu ndoshta nuk e kishte formulue sakte e padjallezi pyetjen, plaku duhet ti thoshte mos te futej ne lume se ishte i thelle e te mos e lodhte me sofizma qe ne fakt nuk eshte tipar i pleqve te mencur e te mire.
    Si thoshte ajo tek “portokallija”_ “A me kuptove?”.Nuk besoj se me kuptove. Duhet te biesh ne peshe qe ta kuptosh.
    “A me kuptove”?

  5. tr origjinal says:

    PlakushiDokle pse me ngjan si bukshkale me kete ironi.? Me keto shkrime ti dhe yte bije tregoni qe nuk jeni malesore po mmmmmaaaaallllooookkkkkeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje