Nga mjekra te noti: 10 fakte që nuk i keni ditur për Bud Spencer

28 Qershor 2016, 17:00Lifestyle TEMA

Aktori i famshëm në një seri filmash uestern me Terence Hill ishte në të vërtetë edhe një notar olimpik, pilot helikopteri dhe muzikant. Ka udhëtuar në gjysmën e botës, por nuk i donte pushimet. E ka rruajtur mjekrën vetëm një herë në jetë. Ja 10 fakte që nuk i dini për Bud Spencer që emrin e vërtetë e kishte Carlo Pedersoli.

1 – Aktori napolitan që i urrente udhëtimet

Shumë pak e dinë që gjigandi i kinemasë italiane quhej Carlo Pedersoli, dhe lindi në Napoli. Në vitin 1940 la Napolin për Romën, ku filloi shkollën e mesme. Ishte vetëm i pari transferim mes shumë të tjerash që e bënë të shihte gjysmën e botës veçanërisht për punë. Por i urrente pushimet. Muaji i tij i mjaltit zgjati vetëm 3 ditë.

 2 – Olimpiadat

Në të vërtetë Specer ishte sportist dhe kinemasë iu fut rastësisht. Në vitin 1950 ishte i pari italian që bëri me not 100 metra në më pak se 1 minutë. 20 herë kampion kombëtar noti. Por edhe pse e la karrierën e notit për 3 vite, mori pjesë në dy Olimpiada (Helsinki 1952 e Melbourne 1956). Në vitin 1960 la përfundimisht notin, por praktikoi edhe boksin dhe rugby-n.

3 – Pishina dhe fama në Gjermani

Edhe në Gjermani ku ishte shumë popullor, qyteti me emrin Schvabisch Gmund me 61 mijë banorë dhe 50 km nga Shtutgarti, e ka quajtën pishinën e madhe komunale të saj “Bud Spencer”. Pasi ishte pikërisht ajo pishinë ku Spencer theu rekordin në 100 metra stil i lirë gjatë një ndeshje mes Gjermanisë dhe Italisë.

 4 – Kandidatura për Forza Italia

Ndodhi në shkurt të vitit 2005: i shoqëruar nga koordinatori i Lacios, Antonio Tajani, Bud Spencer prezantoi kandidaturën e tij në nivel rajonal me Forza Italia. Pak dihej për shijet e tij politike. Njëherë kishte thënë “Pajtohem me çdo gjë ka bërë Berluskoni. E njoh që përpara se të futej në politikë”. Por megjithëse mori mbi 4 mijë vota, nuk arriti të fitonte.

5 – Amerika e Jugut

Në vitin 1947 shkoi në Amerikën e Jugut, ku punoi si kimist në Brazil. Ai shërbeu si punonjës i një kompanie amerikane të angazhuar për ndërtimin e një rruge të gjatë që lidhte Panama-n me Buenos Aires.

 6 – Helikopteri dhe rimorkiatori

Një nga pasionet e tij pak të njohura ishte fluturimi. Në vitin 1975 ai mori licencën e pilotit të helikopterit për Itali, Zvicër dhe SHBA.  Por ishte i apasionuar edhe pas motorëve, dhe në fakt bleu një rimorkiator

7 – Muzika

Edhe pse babai i bashkëshortes së tij Maria Amato ishte një pronar i njohur i kinemave, Carlo nuk ishte i interesuar për ekranin e madh kur u kthye në Itali në vitet ‘60. Por ishte i interesuar për muzikë, firmosi një kontratë me kompaninë muzikore RCA, dhe shkruante tekste për këngëtarët italianë.

8 – Bud si birra

Kur filluan serialet e filmave uestern, i këshilluan atij dhe mikut të tij Mario Girotti të ndryshojnë emër, sepse emrat i kishin shumë italianë. Por ndërsa Girotti zgjodhi emrin e tij pas dhjetëra emrash të sugjeruara, Carlo zgjodhi emrin e tij Bud Spencer, si emri i birrës Budveiser.

9 – Të dhënat e universitetit

Në universitetin e Romës studio për Kimi. Ishte një nga më të rinjtë e shkollës, vetëm 17 vjeç. Nuk ishte në gjendje të diplomohej për shkak se u transferua në Amerikën e Jugut, por diplomën e mori më vonë në vitin 1955 për Drejtësi.

10 – Mjekra kurrë e shkurtuar

Vetëm një herë në jetën e tij e ka shkurtuar mjekrën, dhe më pas e ka lënë atë të rritet gjithnjë./Corriere/TiranaObserver

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje