Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko nuk e kishte menduar se fjalët e tij do të merreshin “seriozisht” nga punonjësit.
Ai deklaroi se “shtetasit e tij duhet të zhvishen dhe të punojnë deri sa të djersijnë”.
Por bjellorusët nuk e kanë marrë edhe aq metaforikisht këtë frazë.
Në rrjetet sociale ka nisur ironia ndaj presidentit teksa shumë të rinj postojnë foto duke punuar vetëm me të brendshme ose nudo.