Italia shfuqizon tarifën fikse dhe taksën rrugore për trasnportuesit shqiptare

30 Qershor 2016, 19:04Sociale TEMA

Parlamenti i Italisë ka miratuar sot shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për të gjithë transportuesit shqiptarë. Lajmin fillimisht e dha kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, më pas ku lajm u përcoll edhe nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sipas këtij vendimi të marrë nga qeveria italiane i jepet  zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve.

Për shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore, kryeministri Rama dhe ministri Bushati falenderuan kryeministrin italian Matteo Renzi.

Edi Rama: Lajm i mirë: Parlamenti italian heq detyrimin e transportuesve shqiptarë për‪#‎DirittoFisso & taksën e qarkullimit.

Ditmir Bushati: Pas shumë vjet përpjekjesh dhe negociatash dypalëshe, sot Parlamenti i Italisë ka miratuar shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për transportuesit shqiptarë.

Më në fund i jepet zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve tona.

Heqja e “Diritto Fisso” dhe e taksës rrugore u bë e mundur falë përpjekjeve dhe këmbënguljes sonë, si dhe vullnetit të mirë të qeverisë Renzi për t’i lehtësuar kësisoj punën transportuesve në funksion të rritjes së shkëmbimeve tregtare të dy vendeve tona.

2 komente në “Italia shfuqizon tarifën fikse dhe taksën rrugore për trasnportuesit shqiptare”

  1. Kaqaki Junior says:

    Viva Italia, bravo Signore Renzi, si gjithmone, komshiu ma i fort qe kemi ne rajon, duhet ta ndertojme nji ure Durazzo-Brindisci!

  2. Kostandin says:

    Bravo Renzi! E mbajti fjalen per heqjen e kesaj takse diskriminuese per transportuesit shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje