Pensionet, Klosi: Sot një ligj që njeh vitet e punës para janarit të 1994

30 Qershor 2016, 10:32Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije një vendim të qeverisë e cila u njeh vitet e punës para janarit 1994 të gjithë personave që rezultojnë me dokumentacion të rregullt.

Klosi tha se kjo zgjidh problemin e qytetarëve që i drejtoheshin deri më sot Gjykatave pasi nuk i njiheshin.

“Njihen pensionet kundrejt dokumentacionit kur këta janë të sakta. Para tranzicionit këto kokumente janë dëmtuar shpësh me qëllim, kështu që sigurimet nuk njiheshin dhe ui drejtoheshin gjykatave. Ndryshimi sot pas një pune të madhe”, tha Klosi.

Ministri Klosi tha gjithashtu se do të kompensohet energjia elektrike edhe për pensionistët në fshat.

1 komente në “Pensionet, Klosi: Sot një ligj që njeh vitet e punës para janarit të 1994”

  1. logjika says:

    PO, zoti Klosi, e drejte, por kur çon librezen e punese te vulosur e firmosur zyrtarisht ne sigurimet shoqerore, te kerkojne list pagesat ne vendin qe ke punuar! A egzistojne me ato institucione ku ke punuar dhe a egzistojne me liste pagesat e atyre viteve? Perse duhen liste pagesat kur libreza e punes eshte dokumenti baze per vitet qe ke punuar? E kuptoj qe mund te jene bere dhe ndonje fallsifikim, por eshte detyra e punonjesve te sigurimeve shoqerore te bejne te gjitha verifikimet dhe te gjejne dhe dokumentat e ti ballafaqojne ato, ndryshe vendimet e gjykatave jane me fallco se e verteta e librezes punes, se si po e shikojme me vendime gjykatash merren prona miljoneshe qe nuk meritohen dhe torturohen individe qe kane punuar nje jete te tere e tani bredhin per te gjetur djersen dhe mundin e tyre e po ta gjejne se eshte ne deshiren e atij punonjesit te sigurime apo atij te finances. Keto dy apo tre vjete qe jane me firme e vule ne libreze, nuk egzistojne , thote punonjesja, shko gjej liste pagesat. Si ka mundesi qe s’egzistojne kur e dine gjithe ata njerez qe kane punar bashke per kaq vjet? Bile, ashtu si ne te gjitha vendet, s’ka pse te besh kerkese per mallin tend (punen qe ke kontribuar edhe me sigurimet) , por sistemi sigurimeve shoqerore duhet te dergoje njoftim ne shtepi zyrtarisht per çdo person qe mbushe moshen per pension. Mosha eshte destinacioni i fundit per marrdhenie me shtetin dhe aty personi ndahet nje here e imire me te, para vdekjes. Prandaj shteti duhet te respektoje njeriun qe ka kontribuar nje jete dhe pret ti rikthehen nje pjese e asaj qe ka akumuluar ne vite per te shtyre ditet e pleqerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje