Sinjalistika e re, Agjencia e parkimeve: Sot në mbrëmje shmangni parkimin te “Myslym Shyri”

29 Qershor 2016, 14:55Sociale TEMA

Pas rikonstruksionit të bordurave dhe trotuareve, rruga “Myslym Shyri” do t’i nënshtrohet gjatë natës së sotme edhe pajisjes me sinjalistikën e nevojshme për parkimet.

Për këtë qëllim, Agjencia “Tirana Parking” ka njoftuar qytetarët, përdorues të vendparkimeve në rrugën “Myslym Shyri”, se sot nga ora  22:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të nesërm do të punohet për sinjalistikën horizontale  të vendparkimeve.

Ndaj, ajo kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonës që gjatë këtij harku të shmangin parkimet e automjeteve në rrugën “Myslym Shyri” për të mos penguar punën me vendosjen e sinjalistikës.

Agjencia Tirana Parking i bën thirrje qytetarëve që të marrin masat për të mos parkuar si dhe për të lëvizur automjetet e tjera që gjenden të parkuara aty.

1 komente në “Sinjalistika e re, Agjencia e parkimeve: Sot në mbrëmje shmangni parkimin te “Myslym Shyri””

  1. Berlin says:

    Rrine merren me sinjalistiken …sikur nuk kane halle te tjera !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje