Puna e kryer deri më tani nga administrata tatimore do të kalojë në skanerin vlerësues të ekspertëve të FMN-së. Një fakt i tillë është pranuar nga Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë Anita Tuladhar.
E pyetur nga Tema Tv, Tuladhar tha se misioni është pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe po bën një vlerësim të qenësishëm të performancës.