Kush rreh fëmijët humbet vendin e punës, nisma nga tre deputete

29 Qershor 2016, 09:23Sociale TEMA

Kush dhunon fëmijët do të humbasë vendin e punës në çdo institucion dhe ent publik, në nivel qendror dhe vendor.

Tre ligjvënëse të Parlamentit Shqiptar kërkojnë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, duke zgjeruar kategoritë, që do të jenë subjekt i veprimit të tij, në kuadër të ashpërsimit të masave ndaj dhunuesve të fëmijëve.

Lajmi është konfirmuar për gazetën Shqiptarja.com nga deputetja e PDIU, Mesila Doda, e cila është edhe njëra nga iniciatoret e paketës ligjore, që do të dorëzohet në Kuvend, me shumë gjasa para përfundimit të këtij sesioni parlamentar.

Deputetet Albana Vokshi, Majlinda Bregu dhe Mesila Doda do të depozitojnë në Kuvend një paktë ligjore, e cila përpos të tjerave parashikon pengimin për t’u emëruar dhe përjashtimin nga institucionet publike të personave që kanë keqtrajtuar fëmijët.

4 komente në “Kush rreh fëmijët humbet vendin e punës, nisma nga tre deputete”

  1. nena says:

    Humbet vendin e punes? Jo moj jo kjo seshte asgje,BURG dhe vetem burg kush prek femijet

  2. ??? says:

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe ligjvenesit nuk dine akoma ligjet! Po rrahe femijen procedohesh penalisht, po u procedove penalisht sipas ligjit te dekriminalizimit, qe e kane votuar vete, humb vendin e punes. Se cfare kuptimi ka kjo nisme hajde e mere vesh. Tamam tufe me dhi ka PD.

  3. ina says:

    Uaaaaa na lana pa mend me kete nisem! Keto vazhdojne tallen pa kufij e ju o gazetare na informoni per kete ‘nisem”!

  4. VASILI says:

    TE EKSPOZUAR NUK JANE VETEM FEMIJTE, POR EDHE TE MOSHUARIT KUDO KU JETOJNE. MENDOJ SE NISIATIVA E RE LIGJORE TE PERFSHIJE EDHE KETE KATEGORI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje