Sulmi në aeroportin e Stambollit, ja momentet e dy shpërthimeve

28 Qershor 2016, 22:33Sociale TEMA

Pak çaste pas sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, janë publikuar edhe dy video, të cilat tregojnë momentet e dy shpërthimeve të para.

Sipas mediave ndërkombëtare raportohet se kanë qenë tri persona, të cilët janë përfshirë në këtë sulm, ku njëri prej tyre ka hapur zjarr me kallashnikov, ndërsa përpiqeshin të kalonin kontrollin e sigurisë në terminal.

Momenti i shpërthimit të parë

Ndërkaq, guvernatori i Stambollit ka deklaruar së bëhet fjalë për 28 të vdekur, ndonëse në fillim u raportua vetëm për 10 të tillë, ndërsa ka 60 të plagosur.

Momenti i shpërthimit të dytë

Ende nuk dihet se kush është shkaktar i këtij sulmi, por Departamenti Amerikan i Shtetit kishte paralajmëruar vetëm pak ditë më parë, të gjithë shtetasit Amerikanë për të qenë tejet të kujdesshëm kur vizitojnë ambiente publike, si aeroporte, stadiume dhe vende të frekuentuara nga turistët.

Udhëtarët përfshihen nga paniku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje