Projektligji për vendosjen e kamerave të sigurisë nuk mund të quhet ligj, pasi ka probleme thelbësore sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale.
Shqetësuese për njohësit e ligjit mbetet se në dorë të kujt do të lihet serveri që do të mirëmbajë pamjet e kamerave. Në një intervistë për TemA TV përfaqësuesi ligjor i policëve të larguar nga puna, Arjan Hoxha thotë se ky ligj është i cunguar dhe nuk do të arrijë objektivin për të cilin është hartuar.