"Hera e fundit që duartrokisni këtu," batuta dhe një puthje misterioze mes Juncker e Farage

28 Qershor 2016, 12:43Sociale TEMA

Mbledhja e ditës së martë e sesionit të Parlamentit Europian nuk mund të mos ishte shoqëruar edhe me disa momente pikante, pas largimit të Britanisë nga BE.

E para ka qenë një përplasje mes presidentit të Komisionit Europian, Juncker me liderin e UKIP, Nigel Farage. Teksa Juncker mbante fjalimin e tij, ai i është drejtuar Farage me fjalët: “Kjo është hera e fundit që ju duartrokisni këtu,” ndërsa ka shtuar se ndihet i habitur që Farage gjendej në mbledhje.

Por, jashtë pamjeve zyrtare, përpara se mbledhja të niste, ka qenë pikërisht Jean Claude Juncker, i cili është parë të bisedojë nga afët dhe mjaft miqësisht me Nigel Farage, ku nuk ka munguar as përqafimi dhe një puthje në fund të bisedës.

Juncker gjithashtu është cilësuar si shkaktari kryesor i largimit të Britanisë nga BE.

1 komente në ““Hera e fundit që duartrokisni këtu,” batuta dhe një puthje misterioze mes Juncker e Farage”

  1. uliksi says:

    puthja e vdekjes…si Brezhnjevi kryeministrit cekosllovak…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje