Çfarë dini për Shijakun? Vë bast që asgjë, veç asaj këngës së vjetër “Ke ura Shijakut mblodha ca qershija”. Tjetër? Tjetër asgjë, as kujtesë historike, as kujtesë urbane, asgjë.
Në fakt, deri para ndonjë viti, kishte mbetur një park në mes të qytetit, në krye të së cilit ishte një lapidar, nga ata tipikisht komunistë, me një basoreliev bronxi, s’di e kujt autori. Jo ndonjë gjë e madhe, po sidoqoftë nja 50 a 60 vjet mbi shpinë i kishin. Pastaj një ditë, i prenë pemët që të gjitha që të bënin lulishte. Vetëm në Shqipëri ndodh që të priten pemët e lulishtes për të bërë lulishte (!!!).
Pastaj e shkatërruan edhe lapidarin dhe basorelievi prej bronxi natyrisht që përfundoi për skrap. Vetëm në Shqipëri ndodh që të shkruhet historia e re duke fshirë historinë e vjetër.
Ka pasur një piktor ai qytet, Agim Faja e thonin, që ka lënë edhe një pikturë të gjithë asaj situate në vitet ’80. Derisa dikush të mos kujtohet të zhdukë edhe pikturën, ajo do mbetet e vetmja dëshmi artistike e epokës.
Tani kemi një shesh prej betoni tullac (që në gjuhën profesionale quhet dizain bashkekohor) ku të pjek dielli dhe ndoshta pas nja 20 vjetesh do ketë serisht ndonje hije. Por pas 20 vjetesh natyrisht qe do ta shkatërrojnë prapë për të shkruar serisht historinë e re.
Nëse çdo brez do vazhdojë të rrafshojë çdo gjurmë të brezit tjetër, natyrisht që asnjëherë nuk do ta duam këtë vend dhe s’do shohim orën për t’ia mbathur.
A.Sa për kuriozitet, e dini vargun e dytë të asaj këngës së fillimit? Thotë: “Do ja çoj bandillit meze per rakija”. Goxha histori apo jo? Tamam për hava t’bylbylave…
e shoko se car kombi ka qen!
shife moralin e vargut folkloric!
ca qershija.. (ca pidhna)
qe i behen dhurat bandillit (t fortit,kriminelit,hajnit mafjozit t fashatit) qe ti palloj ne harem me alkool e pidh!!
ky ka qen kombi “fisnik” iliro shqiptar.
ky esht sot!
pidh,drog,vrasje,korrupsjon…
dhe quhet “te nderuar”!!!!!
Kjo eshte Rilindja Urbo-lesh e Pelesheve per qendrat e qyeteteve. As ne sketerre sdo ti pranojne haremin e provincialeve beton-djersitur per kete
Ke harruar nje gje zoti Lame. Keta presin pemet per te bere lulishte betoni dhe i vene emrin e pemeve te tjera.
Tju hiqet licensa qelbesirave si Eftimi, Dea, te pesta studiot e Peleshit qe behen pjese vullnetare (me pagese) e kesaj maskarade kanceroze provinciale qe po infekton te gjithe qytetet duke i kthyer ne identikite kriminale te boshesise, paaftesise dhe korupsionit
Po kur u bere kaq trim ti o Artan Lame ??
Aleksander Frangaj beri kerdine tek Laguna Blu – 30 m larg apartamentit tend, me firmen e vulen e institucionit tqe drejton ti, gjithcka e parrehgult por e certifikuar nga institucioni yt, legalisht, dhe Krueministri budalla moralisht.
Per cfare morali pemesh po na flet ti se fundmi. Me mire jep doreheqjen dhe zhduku sa me pare, s enuk ke fytyre ti besh moral Shqitareve, se nuk ke shtylle kurrizore.
Po tek ura a keni pare 6 ndarje me llamarina qe zemeronin cdo shofer qe kalonte mbi to se tundesh makina si te ishte ne kolaudim.po kur ecen mbi gure rreth lulishtes cdo shofer acarohet dhe deri tani ato gure tr famshem jane riparuar cdo muaj.pra sheshi eshte kthyer ne nje makth per qytetaret.