Kryeministri i Britanisë, David Cameron, do të takohet me liderët europianë, për herë të parë pasi vendi i tij votoi pro largimit nga Bashkimi Europian.
Gjatë takimit pritet të diskutohet për rrugën që e pret Britaninë dhe BE-në në të ardhmen.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje për një referendum të dytë në lidhje me kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar.