Një emision nga Irida Fështi
Ndodh shpesh që papritur sjellja e fëmijëve ndryshon dhe prindërit nuk e kuptojnë arsyen. Herë herë e neglizhojnë dhe herë të tjera shpjegimi lidhet me faza të ndryshme të jetës së fëmijës. Por si t’a kuptoni kur këto ndryshime lidhen me abuzimin e fëmijës tuaj? Cilat janë pasojat fizike, psikologjike, mendore e deri edhe të karakterit të fëmijës që vijnë nga abuzimi dhe dhuna e ushtruar mbi ta?
Gjithçka që duhet të dini për fazën më të brishtë të jetës së fëmijës tuaj në Mikroskop me psikologen klinike, Migena Ismailati dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të QEEZHF, Zhaneta Beqiri.