Presidenti? 67 për qind e Europës e zgjedh direkt nga populli

28 Qershor 2016, 19:39Sociale TEMA
Presidenti? 67 për qind e Europës e zgjedh direkt nga populli

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) dhe database www.politike.al risjell në vëmendje praktikat evropiane të zgjedhjes së kryetarit të shtetit (Presidentit të Republikës), si dhe argumentet në debatin mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese edhe në Shqipëri. Në vendin tonë, ka një sistem të përmbysur hierarkie: Presidenti që është kryetar shteti zgjidhet me 71 vota, Avokati i Popullit që ka rol honorifik zgjidhet me 84 vota, 13 më shumë sesa drejtuesi i piramidës shtetërore..!??

Zgjedhja e presidentit është kthyer përsëri në temë e debatit politik në Shqipëri. Disa muaj më parë ishte nisma e tre Presidentëve (Moisiu – Meidani – Topi) që përmes një letre publike adresuar edhe Komisionit të Reformës propozuan nevojën e kalimit nga zgjedhja indirekte në zgjedhje direkt të Presidentit. Zgjedhjet e Presidentit të ri do të duhet të zhvillohen në maj – prill 2017, dhe me 24 korrik 2017 Presidenti i zgjedhur merr detyrën deri më 24 korrik 2022.

Në 67% të vendeve evropiane Presidenti i Republikës zgjidhet direkt nga qytetarët. Konkretisht, në 23 vende zgjidhet direkt (nga qytetarët) dhe në 11 vende zgjidhet indirekt (në parlament).

Nisma e fundit e ndërmarrë në Kuvend është pozitive, por dukshëm nuk ka një vullnet politik për ndryshimin e zgjedhjes. Dy partitë e mëdha politike zyrtarisht janë shprehur për ruajtjen e formulës aktuale të zgjedhjes së Presidentit, partitë e tjera nuk kanë rol parlamentar vendimmarrës. Nga faktori ndërkombëtar, misioni i BE është shprehur pro zgjedhjes direkt të Presidentit, 7 vende anëtare të BE janë gjithashtu pro, të tjerat kundër apo për zhvendosje të debatit në një fazë tjetër vite më vonë!

Me poshte gjeni raportin me te dhena te plota:

2 komente në “Presidenti? 67 për qind e Europës e zgjedh direkt nga populli”

  1. mirel says:

    Dhe Kushtetuta nuk ndryshon sa here u do bytha partive ne pushtet

  2. Kola says:

    Tek ne popull eshte Salehu, pushtet Salehu, opozite Salehu. Te dhjefsha mu ne shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje