Sulmi terrorist në aeroportin e Stmbollit një ditë më parë është cilësuar si i ngjashëm me atë që ndodhi përpara disa muajsh në aeroportin e Brukselit.
Mediat ndërkombëtare kanë konfirmuar numrin e 41 personave të vdekur dhe rreth 200 të tjerë të plagosur, ndërsa kanë rindëtuar edhe skenën e ngjarjes.
Sipas videos, bëhet fjalë për tri terroristë, të cilët hynë brenda terminalit dhe hapën zjarr me kallashnikov, ndërsa dy prej tyre kanë hedhur veten në erë më pas. Personi i tretë shihet teksa përpiqet të largohet, por qëllohet nga njëri prej policëve dhe në momentin që ky i fundit i afrohet, kamikazi hedh veten në erë.