Letra e pazakontë e shkollës në Kukës drejtuar Veliajt: Jemi si mos më keq, na merr në juridiksion

29 Qershor 2016, 17:26Sociale TEMA

Nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës mësimore të kryeqytetit kanë bërë jehonë edhe në skajet më të largëta të vendit. Një grup mësuesish dhe nxënësish së një shkolle të fshatit Morinë të Kukësit kanë marrë guximin dhe i kanë dërguar një letër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku pasi i bëjnë me dije situatën e rëndë të shkollës ku punojnë dhe mësojnë, i kërkojnë atij mbështetje. Madje ata shkojnë deri aty sa bëjnë dhe një kërkesë të pazakontë për ta marrë këtë shkollë në juridiksion të Bashkisë së Tiranës dhe për të bërë të mundur transformimin e saj dhe kthimin në një institucion të denjë arsimor.

Më poshtë letra e plotë:

Drejtuar: Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj

“Jemi një kolektiv i vogël mësues-nxënës në fshatin Morinë të Bashkisë Kukës, pikërisht aty ku bëhet prezantimi i parë i vendit tonë me Kosovën dhe me rajonin. Po bëjmë përpjekje të mira për rritjen e cilësisë së punës mësimore dhe edukative dhe nxënësit. Kemi parë e dëgjuar për ndryshimet e thella e impresionuese që keni bërë e po bëni për ditë në Bashkinë tuaj, të cilat janë tepër inkurajuese gjatë këtij viti të qeverisjes suaj. Ndaj ju përshëndesim dhe ju urojmë suksese të tjera.

Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Kemi një objekt shkollor shkollor të amortizuar skajshëm, me tavolina, stola e karrike të vjetruara, për të cilat na vjen turp të përdoren nga nxënësit dhe mësuesit. Mungojnë gjërat elementare për zhvillimin normal të mësimit, gjë që ndikon negativisht në edukimin e nxënësve.

Kemi bërë përpjekje me banorët e fshatit dhe me disa firma ndërtimi, kemi kërkuar ndihmën e institucioneve, por nuk na është ofruar ndihma e nevojshme.

Ju lutemi, konsiderojeni shkollën tonë si pjesë e juridiksionit tuaj!

Besojmë shumë tek ndihma juaj.

Ju urojmë suksese!

Për kolektivin mësues-nxënës të shkollës 9-vjeçare Morinë, Kukës

15 komente në “Letra e pazakontë e shkollës në Kukës drejtuar Veliajt: Jemi si mos më keq, na merr në juridiksion”

  1. jjkuztr says:

    Perse jo nje gje te tille duhet ta bej Velija

  2. niko says:

    Pyetje.A eshte infrastruktura shkollore ne varesi te pushtetit lokal apo te ministrise se arsimit?

    1. Spartaku says:

      Shkollat jane nen juridiksionin e ministrise se arsimit.

  3. shqiptari says:

    mizerje e madhe ne 2016! rrofte duka rama me kombetaren! ato 3 milione eurot ketyre tja jepni jo ti ndani per te blere makina luksi dhe dashnore!!!

  4. Gregor Lato says:

    …Dhe ai ka per ta bere, do t’ua plotesoje kerkesen teper te ndershme kolektivit mesues-nxenes te Morines.
    Bravo Erjoni, rritet besimi ne mbare Shqiperine per Rilindjen e njerzit e saj punetore.

    1. ortes says:

      Jo more kuksiane te dashur!
      Gaboheni!
      Erion Veliajt kemi 2 vjet qe po i themi se nuk ka bere asnje qindarke investim ne Yzberishin prej 30 mije banoresh,3 km larg nga zyra e tij,por asgje nuk ka bere!
      Jemi nje lagje me rruge plot balte,pa ndricim rrugor,pa asnje kopesht e cerdhe shteterore per femijet,plehrat dhge lukunia e qenve te terrorizojne njerezit,autobuzet urbane nuk pranojne abonete,pa kondicionet etj!
      Jemi nje GETO indiane ku pensionistet nuk kane asnje ambient per te kaluar kohen,asnje biblioteke etj!
      Mbase reklama qe i bete vetes ne media mund te beje pune,sepse Erion Veliaj vetem per reklame punon!

      1. "Horri i Bulevardit" says:

        t Hamham

      2. normali says:

        ortes! Dikur ka qene nje varitet misri qe quhesh Yzberish dhe ishte i bardhe, i embel dhe behesh nje buke e bardhe shume e mire qe ja kalonte dhe bukes se grurit, jo te sotmit se ky behet me tallash, por grurit te asaj kohe. Tani e keni me ate kallamoqin ? Mbill sa me shume qe njerezit te merren me pune, te kene prodhime dhe leke se ashtu vjen dhe shendeti e ndihet rehati, se Erjoni nuk ben reklame por pune konkrete dhe te dukshme e produktive. Sa keq qe flet keshtu dhe mendon per diku tjeter.

      3. normali says:

        ortes! Dikur ka qene nje varitet misri qe quhesh Yzberish dhe ishte i bardhe, i embel dhe behesh nje buke e bardhe shume e mire qe ja kalonte dhe bukes se grurit, jo te sotmit se ky behet me tallash, por grurit te asaj kohe. Tani e keni me ate kallamoqin ? Mbill sa me shume qe njerezit te merren me pune, te kene prodhime dhe leke se ashtu vjen dhe shendeti e ndihet rehati, se Erjoni nuk ben reklame por pune konkrete dhe te dukshme e produktive. Sa keq qe flet keshtu dhe mendon per diku tjeter e per dike tjeter e jo per vete.

  5. DETARI @ says:

    nji plus i madh per kryebashkiakun gjigand Veliaj ,qe i rrit atij prestigjin dhe emrin !
    duhet te shikohen te gjitha foshnjoret ,kopshtet dhe shkollat ne te gjithe vendin prej qeverise !
    SSSSSSSSSSSSSSSSSSOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS !

  6. ema says:

    Ju keni Flamur Noken ju dhe duhet te krenoheni,jo te ankoheni ta Erjoni.

  7. arben says:

    Gjeja me e bukur do te ishte qe te ndihmohej ky komunitet I pervuajtur dhe teper I I varfer.Solidariteti ne te tilla raste eshte me fryt dhenes se sa lemosha qe jep shteti dhe qe nuk arin te perfundoje ne destinacion por ne xhepat e te koruptuarve.

  8. Riza Toda says:

    Peticjoni nenshkruar nga doraci Osman Doci..Nipi ALI Docit,sekretar i pare i PPSH per Kuksin. Pijanec pervers i shkalles larte.

  9. Lenci says:

    Lal Eri. Sensibilozo kete problem. Tu kerkohet disa firmave te medha qe ti ndihmojne keta njerez, eshte sevap. Njekohesisht ngrija si problem Rames. Te gjithe shqiptar jemii. Kuksin nuk ka kush ta drejtoje. GJynah i madh te lihet Kuksi ne duar te disa dallkaukeve. Si nuk doli nje njeri i haitit ne ate vend.

  10. tani says:

    Ky me duket i shkruan vete letrat i lexon po vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje