Agjencitë turistike kanë vazhduar normalisht prenotimet për paketat turistike në Turqi, edhe pas ngjarjes që tronditi Turqinë, mbrëmjen e së martës në aeroportin “Ataturk” në Stamboll. TemA TV mori opinionin e qytetarëve nëse këto ngjarje kanë ndikuar në vendimet e tyre për të kaluar pushimet në Turqi. Reagimet e tyre ishin të ndryshme. Disa prej tyre nuk ishin të ndikuar ndërsa disa të tjerë po.
Sava Bardhi, administratorja e një nga agjencive turistike më të mëdha në vend, “Savatours”, deklaron se gjithçka vazhdon normalisht. Sipas administratores “Savatour”, aktor kryesor që operon në këtë fushë, ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar në udhëtimet turistike që organizon kompania në drejtim të Turqisë. Bardhi shton se vetëm këtë të mërkurë janë bërë rreth 38 prenotime të reja për në Antalya duke përfituar edhe nga ofertat. Ndërsa shton se në krahasim nga viti i kaluar kërkesat për rezervimin e pushimeve janë rritur me 30%.
Prej vitesh Turqia është parë si një vend ideal për shqiptarët për të kaluar pushimet verore, kjo për shkak të detit, klimës së mirë dhe çmimeve konkurruese që ofrohen.
Jane shtuar prenotimet…Tani pushuesit zgjidhin dhe llojin e kamikazit, kombesine, nga Isisi apo kurdet…Eshte pjese e paketes….
Kush ka mend ne koke nuk shkon ne Turqi. Kemi plazhe sa te duash ketu.