Petrit Vasili në Zululand: LSI voton pa hezitim reformën sipas Venecias

29 Qershor 2016, 20:15Sociale TEMA
Petrit Vasili në Zululand: LSI voton pa hezitim reformën sipas

Sonte në studion e emisionit Zululand të gazetarit Mustafa Nano ishte Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Reforma në Drejtësi ishte çështja më kryesore e diskutimit. Vasili tha se LSI është e vendosur që ta votojë reformën sipas Venecias me të 20-të deputetë që ka në grupin parlamentar. Ndërsa për largimin e Përparim Spahiut nga grupi parlamentar i LSI-së, tha se ishte një vendim korrekt, duke e analizuar me faktin se LSI kishte marrë vendim unanim më parë për ta miratuar reformën dhe nuk ishte e nevojshme mendimi kundër në këtë moment.

Nano pyeti Vasilin se me kë qeveriste më mirë LSI: me PS apo PD. Në përgjigjen e vet Vasili u tregua i kujdeshëm, edhe pse zemrën e kishte nga PS, koalicioni me PD ishte koalicion politiko-historik dhe i nevojshëm për stabilitetin e vendit.

Vasilit nuk i shpëtoi pa saktësuar edhe periudhën më të mirë që ka pasur PS ndër vite. Ai tha se Partia Socialiste ka qenë më mirë në vitet 1992-1997. Nano i kërkoj Vasilit të bënte një përcaktim për Ramën dhe kreu i grupit parlamentar tha: “Është natyrë artistike”.

5 komente në “Petrit Vasili në Zululand: LSI voton pa hezitim reformën sipas Venecias”

  1. Shqiptar says:

    Petrit!!Kujdes Petrit.Lojrat e fjaleve kur flitet per Reformen ne Drejtesi jane te rrezikshme.LSI-ja te beje kujdes.Shqiptaret nuk ua kane besen keshtu qe asgje nuk besojme c’fare nxirrni nga goja.

  2. Labi says:

    Fiks te njejten deklarate perserit edhe Basha. Ky Vasqili ka ngaterruar kryetar me duket. I duken njilloj Luli me Lilon.

  3. Zgjohu SHqipo ! says:

    shkoni more lapanjozer,SOT A NESER VALON HURI !!! JU ME KRYETARIN QE KENI .JENI NJE GRUP
    MALSORESH NGA JUGU…..SKRAPARLLI HESAPI.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Ose eshte idiot,ose ben rolin e idiotit,ky Vasili.
    Do e votojme reformen sipas Venecias,thote.Mire more katran Vasili,po keni ngritur doren per projektin e miratuar ne Komisonin e Posacem Parlamentar per ‘REFORMEN ne DRJETESI” dhe ky projekt eshte perfundimtar,por nuk quhet projekti i Venecias.Tani a mund te na sqarosh,a jeni me projektin e ketij Komisioni apo ja futni kot edhe ju si Luli,se jemi dakort,por prisni ate te Venecias…
    Nga ana tjeter,Venecia nuk ka bere kurre ndonje projekt,por ka bere verejtje per projektin e ketij Komisionit te Posacem dhe ka marre parasysh edhe veretjejt e PD-se dhe tuajat te LSI-se.Atehere lage gjuhen se te eshte thare dhe ty si Luli,per cfare projekti ben fjale ti dhe skota jote e LSI-se dhe e SHQUP-it?Keni nje projrkt te tille te Venecia-s.Ne se e keni na e beni publik…
    Corbe derri qenke dhe ti o Petr(o)it Vasili…

  5. Kola says:

    Edhe ky karagjoz duhet perjashtuar nga LSI, sepse kryetari Koke Lopa, ka thene qe s’ka reforme pa konsensus. Sikur nuk jeton ne kete vend dhe nuk e sheh se kush po ja jep shkelmin konsensusit. Kjo eshte parti e pjerdhur qe s’ka me pak zullume nga Salehu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje