Të hysh pa radhë, duke injoruar të tjerët që presin, mund të jetë një zgjidhje e shpejtë, por ndoshta jo më e mira.
Nga kamerat e sigurisë së një biletarie në Rusi, është regjistruar një ngjarje ku drejtësia duket se triumfon në një mënyrë, apo një tjetër. Një vajzë hyn pa radhë, ndërsa lë pas një grup djemsh, të cilët po prisnin aty prej disa çastesh, pa iu kërkuar as falje.
Por, kaq ka mjaftuar që njëri prej tyre të hakmerret. Nga pamjet ai duket teksa i merr vajzës portofolin nga çanta dhe pasi nxjerr disa kartëmonedha, ia kthen prapë dhe largohet. Për më tepër, veprimi i tij jo vetëm nuk është kundërshtuar nga të pranishmit, por ata duket se kanë mbetur të kënaqur me drejtësinë e vendosur.
Po c’drejtsi ai qenka xhepist haha