Mimoza Hafizi në TemA e Javës: Në këtë 25-vjetor PS e pushtuar nga Rilindja

3 Korrik 2016, 21:21Sociale TEMA
Mimoza Hafizi në TemA e Javës: Në këtë 25-vjetor PS e

TemA e Javës, një emision nga gazetarja Luljeta Progni, këtë të dielë u fokusua tek lëvizja politike Hafizi – Blushi. Një alternativë politike kjo e fundit e cila si bazë dhe si zë në Kuvend ka dy deputetët Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi. Për të kuptuar më nga afër këtë lëvizje, për publikun e TemA TV, Progni ftoi në studio për një intervistë deputeten Mimoza Hafizi.

Hafizi shpalos alternativën politike që përfaqëson aktualisht në Kuvend sëbashku me deputetin Blushi por thekson se jashtë dyerve të Parlamentit të dy deputetët mbështeten dhe shkëmbejnë ide në mënyrë direkte me vetë qytetarët, pa neglizhuar askënd. Kjo sipas Hafizit pasi vetë baza e kësaj iniciative është krijimi i një “lëvizjeje të re e cila nuk është lëvizje as për trafikantët, as për oligarkët, as për financimet e fshehta” por një lëvizje krejt qytetare. Deputetja rrëfen se kjo verë do të jetë një stinë takimesh me zërin qytetar ku do të provohet krijimi i një mënyre të re të bërit politikë, e cila “nuk ka të bëjë as me të majtën e as me të djathtën dhe as me historirat politike të njerëzve të caktuar”.

Hafizi u prononcua edhe mbi raportin e vështirë me Partinë Socialiste aktuale dhe me Rilindjen. Kjo e fundit jo pak here e ka cilësuar binomin Hafizi – Blushi si pranë opozitës, apo qëndrimeve të të djathtës në Kuvend. Deputetja thotë se njerëzit pranë Rilindjes që përfitojnë nga pushteti aktual nuk duan që askush t’i prekë në benefitet e tyre dhe ndaj ndihen dhe të cënuar. Por, sipas Hafizit, “pjesa tjetër e socialistëve të ndershëm, të cilët nuk kanë përfituar asgjë nga pushteti, të cilët kanë sakrifikuar me dekada për një parti ndryshe, propaganda e mazhorancës nuk i prek fare”. Këtu Hafizi thekson se veçohen edhe nuk bashkohen me opozitën aktuale parlamentare pasi mënyra e kësaj të fundit në të bërit opozitë është e llojit klientelist.

E pyetur nga gazetarja Progni në do të përfshihen në projektin politik Hafizi – Blushi një pjesë e personaliteteve politike dhe me kontribut të së majtës por që sot nuk janë aktivë në PS, si për shembull ish – Presidenti Mejdani, Etem Ruka apo Ilir Zela, deputetja rrëfen se të gjithë janë kontaktuar dhe se janë të mirëpritur për të dhënë kontributin e tyre. Por kjo, sipas Hafizit, varet nga dëshira e tyre për të vazhduar jetën politike, si në rastin e Mejdanit i cili e ka shprehur përkrahjen e tij por e ka të pamundur aktivizimin e përditshëm në politikë. Ftesa mbetet e hapur për të gjithë.

Hafizi u ndal edhe tek 12 korriku, ditë në të cilën Partia Socialiste feston 25 vjetorin me një muaj distancë nga data reale e themelimit të saj. Sipas deputetes gjëja më e pakëndshme në këtë event mbetet mosrespektimi i ditës së themelimit të partisë duke i ndryshuar një nga gjeneralitetet e vet partisë. Kjo ndodh pasi “Partia Socialiste”, sipas Hafizit, është pushtuar nga Rilindja dhe konfirmon se nuk do të jetë prezente por edhe sepse ende nuk ka marrë një ftesë. Duke qëndruar tek themelimi sipas deputetes Partia Socialise në vite dhe dekada ka ditur të tejkalojë komplekset e të shkuarës nën siglën e PPSH si partia më demokratike në vend por tashmë e “pushtuar nga jashtë” ka degraduar në autoritarizëm duke humbur vlerat e krijuara.

Gjithashtu Hafizi rikujton mbi peticionin online “President nga Populli” (në websitin change.org) të iniciativës Hafizi – Blushi mbi ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nga Populli. Ky peticion sipas deputetes është një shans i mire për të çuar zërin e qytetarëve në Parlament dhe për të bërë të ditur në sallën e Kuvendit se shqiptarët duan ta zgjedhin vetë Presidentin e Republikës, ndaj dhe kërkon ndihmën e institucioneve mediatike që të adresojnë qytetarët drej firmosjes dhe mënyrat se si mund të bëhet. Objektivi tjetër i kësaj iniciative është ulja e pragut të Kushetutës aktuale që percakton se me vetem 2/3 e votave të deputeteve të Kuvendit një ndryshim kushtetues mund t’i kaloje qytetareve per referendum popullor. Hafizi thekson se dëshirohet që ky prag te ulet, ne 2/5 (56 deputete). Keshtu ulen barrierat per te bllokuar dhe nismat popullore.

Ky peticion nuk ka vlerë ligjore por politike pasi, sipas deputetes, siç dihet nëse politika e ndjen peshën e presionit popullor ajo tërhiqet. Një nga qëllimet është vendosja e klasës aktuale politike të ngurtësuar përballë presionit popullor. Madje në këtë mënyrë qytetarët mund të njohin dhe të ndjejnë potencialin e tyre.

17 komente në “Mimoza Hafizi në TemA e Javës: Në këtë 25-vjetor PS e pushtuar nga Rilindja”

  1. Ermir says:

    Cfare nuk ben njeriu per nje post ministri qe su dhane …ti dhe beni ecen vete do ndrisni Shqiperine..

  2. g says:

    Po ti akoma ske ikur tek saliu?

  3. DETARI @ says:

    paguan rendshem Rusia per Serbine dhe vende te tjera ne Ballkan !
    Kjo Hafizja bashke me mender Blushin jane oponente te caktuar nga inteligjencat e huaja me veprim ne Shqiperi !
    Keta i afrohen opozites ,thote me larte.shkrimi….po e gjithe e quajtura opozite eshte thjeshte nji BANDE SPIUNESH NE DEM TE SHQIPERISE !
    Po mundohet nji kinez me pashaporte amerikane me urdher te qeverise tij kuptohet,qe te rregulloj Shqiperine ,kurse UDBashet jane bere gardh per te mos pasur shtet ne vendin tone !
    shqiptaret vrasin njeri tjetrin per nji fjale goje dhe nuk ja shkrep njeri ne lulet te ballit ketyre qe mundohen te prishin te ardhmen e brezave te rinj….se sa i perket gjendjes se tyre ekonomike…..jane te paguar rendshem !
    Qeverija e Edi Rames mund te krahesohet vetem me qeverine e Fan Nolit persa i perket demokracise !
    Keta ,cfare kerkojne ? Kuptohet se jane ‘shkop ne rrota’ kunder vendit tone !

  4. Baba Tomorri says:

    Te dy jeni te pabesueshem si individe dhe si kombinim: njeri llafazan dhe dembel, tjetri ca me keq, “trafikant, oligark”, me pasuri te pamata, qe nuk mundet ti justifikoje.

    Tingelloni si fon i Qeverise duke simuluar debat te brendshem. Ok! keshtu mbase, jo keq.

  5. Gregor Lato says:

    Hafezja e do PS te pushtuar nga Saliu, ja do te zhdukeni dhe ju 2-3 kokrrat e fundit, dhe bijem rehat dhe ne te tjeret.

    1. Baba Tomorri says:

      Te lumte Gregor. Zhdukini edhe “dy a tre kokra armiq” qe kane mbetur ne PS dhe ta gezojme Rilindjen e bythes me gjithe ju bythelepiresit. Lart me lart o shoke flamujt e Kongresit (Ripjerdhjes). keshtu te do Rilindja Gregor pa tru, servil te peshtire dhe bythlepires shembullor.

      1. Gregor Lato says:

        Ti baba ToMORRI, mbaje mire me Liken,
        Ndersa per te tjerat edhe ti si Hefezja e doni PS,
        Ore, po a e di nje te re ti apo jo, Maja e baba ToMORRIT ka rene me poshte se sa kur mbaheshin lart flamujt e Kongresit. Thone qe ka rreshqitur toka, i kane hequr themelet,….Punon Likja andej.

  6. Liria says:

    Respekte,respekte,respekte mijera here
    respekte per ate cpo ben dhe cfare
    perfaqeson

  7. baldushku says:

    Distrofia ne mos permbushjen e kenaqesive karrjeriste te Blusho-Hafizit,
    po i nxjer ne trajte Diareje ne gjirizet e berishistanit.Vlera e tyre,eshte bere
    Neveritese,Nuk paska me keq kur Cikloni te kap ne Tru.Beni ne fakt i tille ka qene
    ,kurse Hafizi meqe nuk ka cte thote me teper ne shkencen e saj,
    po i bluane ato qe i kane mbetur,ne mullirin e Blushit,pastaj se cfare del,pak
    rendesi ka,mjafte qe te perhapim eren tone sido qe te jete.Ne kalimin e moshes thone se te rrjedhin,
    por jo kaq heret.Keshtu Blush Hafizi politikane
    Mos i pacim ne Mehalle.Na jane ngref si Pulastrene,
    Per tu bere K/min.e Presidente….E pse jane bere kaq mysybet.

  8. Nepi says:

    RESPEKTE
    Paskan dale komentuesit injorante qe duan te maten me Formatin Hafizi….O PIKAAAAAAAA o injorante

  9. Nepi says:

    Respekte per eliten , per intelektualizmin, per vlerat…ne kete vend (ku bejne pjese dh ekomentuseit e paguar…) ku plehrat jane ngritur ne piedestal nga EDI RAMA. Jemi me ju zonja Hafizi.

  10. Nazmir bilani says:

    Nuk di se kujt te mund ti lutesh qe ky vend te shpetoj nga te pa diturit.
    Duhet kurajo e mdhe te ngrihesh dhe te thuash te verteten sado e hidhur qofte ajo sepse te duhet te perballesh jo vetem me pushtetin dhe lakejte e tij por edhe me paditurine qe duke mos kuptuar nga i vjen e keqija ketije vendi te kundervihen pikerisht per shkak te paditurise se tyre.
    Dhe ne te gjithe mbahemi peng i kesaj shumice te pa ditur e te verber politikisht.
    Dhe kjo ne emer te demokracise dhe lirise per te folur edhe per gjera qe si kupton.
    Por nuk eshte e keqija vetem te kjo kategori, e keqija eshte e atyre qe kuptojne por nuk flasin.
    Tani mund te kuptojme qart çfar traume te pa ndreqeshme ka lene diktatura tek intelektualet e ketij vendi qe per kete shkak nuk e meritojne as titullimin intelektuel.
    E me gjith kete duhet luftuar dhe nuk duhet te lene te vdes shpresa.
    Respekt dhe perkrahje per njerez si Hafizi dhe Blushi.
    Shqiperise i duhen njerez me kurajo e dituri qe nuk kane frike te thon te verteten e te luftojne per nje Shqiperi me te mire per te gjithe madje edhe per ta pa diturit qe sot per shkak te padituris se tyre i anatemojne

  11. LORA says:

    Nuk e kuptoj ende se c’fare e lidh nje grua inteligjente si M.Hafizi me nje koqe kandari, sikunder eshte
    blush-dalzotes-nano-kurva.Vecse nese Moza ka rrjedhur.

  12. Don says:

    Me sa di une kjo Hafizi eshte Astrofizikane. Cfare te mira I ka sjell vendit me provisionin e saj? Asgje. Po ashtu edhe ne politike kjo nuk pati asnje kontribut. Vetem hodhi gure ne rrota. Ben mire te shkoje ne ndonje parti qe I pershtatet. Ne PS kjo ka recorde negative.

  13. Mato Hasani says:

    Pse po komentoni me fyerje dhe serviloseni Rames eshte e vertet qe ps sot i ka perjashtuar socalistet dhe e ka pushtuar e ashtuquajtur rilindje qe sipas Rames flitet per nje gjenerat te re qe spas atij kjo gjenerate ka moton Jemi femnista se jemi socialista ,jami kanabista se jemi socialista dh eren e shtetit e barazojme me te mutit.Me degjenerim nuk ka .Me mbjelljes se droges e cila kontrollohet plotesisht nga policia ne menyre te hapur ka rene shteti dhe ne gjithe kete histori 25 vjecare jemi ne piken me te ulet dhe nga qeverisja e Berishes.Si duket motoja dale se nuk keni pare gje akoma nuk dihet ku e ka fundin. Vendi ka nevoje per nje levizje te re .Horrat duhet te largohen.Edhe mund te beni vrejtje per Hafizin dhe Blushi po horr nuk u thoni dot

  14. DETARI @ says:

    komentin e kam per ata PERSONA SHUUUUME TE ZGJUAR qe komentojne me keqardhje per komentuesit pro qeverise se sotme ,ku nder ta jam edhe une !
    Nuk po i permend me emra por po i them se ;1-Qe te tregohesh se je i zgjuar dhe te lavderosh 2 persona tip [ISLAMI] ,qe na paskan problem me disiplinen ne parti ,kete nuk ka per ta kuptuar asnji njeri normal !
    2-Kemi 25 vjete qe drejtojne Shqiperine njerez te futur nga inteligjencat e erreta sllavo-greke ,dhe e bene Shqiperine nji vend tashme te pabanueshem…..dhe del nji shqiptar i paster pa tendenca per sabotim te vendit te tij…dhe eshte i keq!
    3-Qe ky njeri mundohet me cdo menyre dhe respektohet ne arenen nderkombetare per punen e tij nder vite…..qe ta perkrahesh kete njeri…..per disa te ZGJUAR eshte bindje komuniste !!!!!
    Nuk ja vlen te zgjedhesh fakte se Edi Rama dhe qeveria e tij po bejne te pamunduren per te ndertuar shtet dhe per ta rregulluar HIROSHIMEN e lene pas nga banda paramilitare fashiste e quajtur PD [te pa merituar]….per te Zgjuarit e forumit eshte keqardhje !
    NO COMENT !

  15. berati says:

    A e ka pare njeri deklaraten e pasurise se “astrofizikanes” hafizi? Shikojeni dhe atehere tju degjojme nese quhet “HORR” apo jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje