Përballja mes Gjermanisë dhe Italisë mbrëmjen e të shtunës, nuk ka kaluar qetë për tifozët jashtë stadiumit.
Në një nga “fanzone” të Parisit, kaosi dhe rrëmuja kanë shpërthyer pasi zhurma e disa fishekzjarreve është ngatërruar nga tifozët me me një shpërthim terrorist.
Teksa ndiqnin ndeshjen, ata janë frikësuar nga shpërthimi dhe tymi i fishekzjarreve dhe kanë nisur të vrapojnë në drejtime të ndryshme, ndërsa mes të pranishmëve ka patur edhe të plagosur nga përplasjet.