Mbyllet çerekfinalja, Gjermani-Itali. Gjermania në gjysmëfinale. Të gjitha golat, rastet, dhe penalltitë me VIDEO

2 Korrik 2016, 23:50Sociale TEMA

Gjermani-Itali është çerekfinalia e parafundit që do të luhet në impiantin “Stade de Bordeaux”.

Një supersfidë e cila pritet të dhurojë emocione dhe spektakël në fushën e lojës, më të dyja ekipet që synojnë të kalonë në fazën e gjysmëfinaleve.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Gjermania: Neuer; Hector, Hoëedes, Hummels, Khedira, Ozil, Muller, Boateng, Kroos, Kimmich, Gomez

Italia: Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Florenzi, Sturaro, Parolo, Giaccherini, De Sciglio, Pelle, Eder

Gjermania në gjysmëfinale. Të gjitha gjuatjet e Penalltive

Draxler shumë pranë golit të avantazhit por gjuajtja e tij përfundon mbi tranvers

Nis shtesa e dytë e ndeshjes Gjermani-Itali

GOOL! Leonardo Bonuci barazon gjithcka duke shënuar golin për Italinë pas një ekzekutimi perfekt të 11-metërshit

Minuta 73′, Pelle i aforhet golit të barazimit por nuk kordinohet në mënyrën e duhur në momentin e goditjes së topit

GOL! Mesut Ozil kalon në avantazh Gjermaninë pas asisit të Hektor, duke iu shmangur bukur mbrojtjes italiane dhe mposht Buffon

Minuta 53′, Cfarë humbet Tomas Myler ku i vetëm zonë godet por topi devijohet në këndore

Nis pjesa e dytë me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Minuta 42′, Italia i afrohet shumë pranë golit të avantazhit me Sturaro por topi i tij që po shkonte drejt rrjetës devijohet nga Boateng

Minuta 41′, Mario Gomes dhe Tomas Myler vënë në rrezik portën e Buffon por pa arritur ta dërgojnë topin në fund të rrjetës

Janë luajtur 26 minutat e para të ndeshjes, ku të dyja skuadrat e kanë përqëndruar lojën në mesfushë duke qarkulluar topin

Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja përfaqësueseve. Nis ndeshja me topin e luajtur nga qendra nga ana e Gjermanisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje