VIDEO/ Horror në Kairo, burri tenton të vrasë gruan, e pëson nga turma

2 Korrik 2016, 19:40Sociale TEMA

Një ngjarje “horror” mund të cilësohet ajo që shfaqet në këtë video të xhiruar në kryeqytetin Egjiptian të Kairos. Një burrë duket teksa dhunon gruan e tij dhe tenton t’i presë kokën në rrugë.

Video është publikuar në “Liveleak” dhe menjëherë është shpërndarë nga disa media ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale.

Bashkëshorti, personi me bluzë ngjyrë blu, tenton të vrasë gruan pas një sherri të dhunshëm, por fatmirësisht gruaja ka arritur të largohet, ndonëse e gjakosur. Kaq duket se ka mjaftuar, që turma e të pranishmëve të reagojë dhe tejet dhunshëm madje. Ata shihen teksa e godasin burrin, pasi e kanë mbështetur pas një muri.

3 komente në “VIDEO/ Horror në Kairo, burri tenton të vrasë gruan, e pëson nga turma”

  1. Bazarhesap says:

    Kurse ne Shqiperi bejne sehir????

  2. albani says:

    Keshtu duhet te reagojne te gjithe dhe gjithmone,pa medyshje dhe pa u menduar shume.

  3. preshevali says:

    Popull histerik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje