Artisti Joerg Daiber ka realizuar një video të Shqipërisë për “Little Big World,” të titulluar “Awesome Albania” (Shqipëria Fantastike).
Video sjell pamje nga vende të ndryshme të Shqipërisë, të filmuara në formatin 4K. Ajo është shoqëruar gjithashtu edhe me një përshkrim në kanalin e “Little Big World” në Youtube.
Aty thuhet se Shqipëria është një nga seksretet më të mirëruajtura të Europës dhe, pavarësisht shtimit të turistëve, vazhdon të mbetet një vend magjepsës për t’u vizituar.
Video është shpërndarë gjithashtu edhe nga Kryeministri Rama në Facebook.
“Çfarë shije e mrekullueshme!” ka shkruajtur Rama, i cili duket se ka mbetur gjithashtu pa fjalë nga pamjet e paraqitura.
Koha e Enverit.Shqiperia, vendi me i ushqyer ne planet.Dhe valzeri Vjenes ….Nuk i pame lypesit te vallezojne…