Ajo është anija më e madhe turistike në botë dhe për momentin ka ndaluar në Londër.
Fotot e mëposhtme tregojnë momentin teksa ajo lundron në Tamiz.
“Bota”, është anija më gjigande turistike në botë dhe ka një vlerë qindra milionë euro.
Është e gjatë 196.2 metra dhe pushuesit mund të rrinë sa të duan aty, nga disa deti deri në muaj të tërë, duke paguar natyrisht një çmim të kripur.
Luksi i saj është pakufi dhe është vazhdimisht në lëvizje duke vizituar qytetet më të mëdha të botës.