Indiani i urtë dhe plazhi në Jon i ndarë më dysh

4 Korrik 2016, 19:04Sociale TEMA

Plazh ne Jon. Nga më të bukurit që kemi. Eshtë ndarë më dysh. Në njerën anë një firme biznesi. Në tjetrën fshatarët që menaxhojnë ndonjë tavernë, fast food, shesh për çadra parkingu etj., secili në ngastrën e vet.

Cilësia që orfon firma është ku e ku me atë që ofrojnë bizneset e vogla. Edhe kultura e shërbimit. Natyrisht çmimet i ka më të larta.

Pjesa e firmës është shumë më e populluar, nuk mungojnë edhe të huajt. Pjesa e vendasve ngjan anemike, të paktën për këtë periudhë.

Në pjesën e firmës ka shumë më tepër kujdes për mjedisin, nuk ndihet era e gatimit, kutërbimi i letyrave të guzhinës, pluhuri, rrëmuja dhe mish mashi i pjesës fqinje.

Më e rëndësishmja: në anën e firmës ka një marrdhënie shumë më miqsore me mjedisin, duke nisur nga plazhet e duke ardhur tek ndërtimet. Duket se pjesa e firmës do të jetë e mirëmbajtur dhe solide edhe pas 2-3 dekadash. Ajo e biznesit të vogël rrezikon të degradojë.

Ndihem i dyzuar. Me zemër jam në anën e fshtarëve, me mendje në anën e biznesit të madh.

Për analogji më kujtohet copëzimi ekstrem i tokës bujqësore. Dhe mijëra fshatarë, që u del më mirë të bëjnë argatin te arhondi grek, se sa të menaxhojnë ngastërzat e tyre.

Me gjasë politika që u ndoq për ndarjen e tokës ishte dritëshkurtër. Zgjidhi halle të momentit, por minoi zhvillimin. Politikanët menduan për votat e radhës, dmth për kolltuqet e tyre dhe jo për vendin, për zhvillimin perspektiv.

Përfytyroj qarjet, mallkimet dhe demonizimet që u bëjmë politikanëve, sa herë kujtojmë hynere të tilla. Kjo më sjell ndër mënd, një sociolog indian. Po i qahesha se klasa jonë politike sheh vetëm në afatshkurtër, nuk para shqetësohet për zhvillimet perspektive.

“Kështu ndodh në gjithë botën, – ma ktheu. Politika është makinë, nuk punon me naftë, po me vota. Ndaj interesohet të zgjidhë sidomos halle të momentit. Zhvillimet afatgjata përftohen ndryshe. Parashikohen dhe draftohen nga qarqet e ekspertëve. Mediat i popullarizojnë. Shoqëria civile, dmth masa e votuesve, i bën të vetat dhe ushtron trysni që të përfshihen në programet e politikës.”

Vras mendjen a e kemi mendimin e ekspertëve, median dhe shoqërinë civile që thoshte indiani i urtë? Apo laj thaj kemi vetëm politikanët që bëjnë estradë nga foltoret? Dhe ne që bëjmë sehir dhe, ndonjëherë edhe qahemi e shajmë…

Çapajev Gjokutaj

7 komente në “Indiani i urtë dhe plazhi në Jon i ndarë më dysh”

  1. Petro says:

    Capajev, fol se pari per kthimin e pronave.Askush nuk guxon te investoje se s ka dokument hipotekar.Firmat kane pushtuar bregun.Askush nga banoret vendas apo turistet e mesem e poshte nuk kane ku te vendosin nje cader.Mos na trego hartime ketu.Thuaj qe mafja po pushton bregun.Shko pak kilometra me poshte , ne Korfuz dhe do te shohesh si funksionon.Bashkia e Himares e mbytur ne korrupsion dhe e pa afte te menaxhoje bregdetin.Do ta jape edhe kete me koncension.Mjere populli dhe shteti i paafte, mbushur me injorante pa shkolle.

  2. Vlora1912 says:

    Shko pirdhu ti Chupajev i porositur..

    Ajo pjesa e lire e plazhit( e pazena ende) eshte e jona….e qytetarve…e banorve vendas….e atyre qe kane dhe e atyre qe nuk kane…

    Ndersa ajo tjetra, e “biznesit te madhe”, eshte ajo perjashtuesja….qe nuk me le mua te shijoj detin tim(Joni-imi, yti, i te terve), sepse i ka cmimet e kripura; 5 mij-10 mij(vjetra) per nje cader me dy shtreter/shtrires…

    Sa per mardhenien me mjedisin…lere se nuk eshte pune per ty o Chapajev Chupajevi…

    Kjo qe shkruan ti Chupo, eshte nje himn per aftesine e privatit ne ate qe quhet “Partneritet Publik-Privat”, pooor qe ka rezultuar ne Perdhunimin e Publikut/Publikes nga Privati/Pirati……qe na u kujdeska edhe per mjedisin…

    P.S Sa per privatin qe kujdeset per publiken po te sjell rastin e fresket te Petroliferes qe derdhi dhjetra ton nafte ne gjirin e vlores, para dy javesh, nga……….”Pakujdesia”….

  3. malsori says:

    Ti capajeve do jesh nga malsia dhe shtepin do ta kesh patur mbi 1000 m,neve banorve te bregut keshtu na pelqen tia te pelqejne privatet per ata qe marrin karpuzin me vete e bejne plazh me familjen ku te shkojne ti munde te besh edhe ne majorka ne i duam plazhet pa pronar mafioz se pronare jemi ne vendasit,po me shqiperi mafia ka pushtuar cdo cm2 dhe. ne nuk bejme dote plazhe

  4. mirel says:

    Epo keta capajevet jane finoket me te medhenj, hapin fjalen njehere neper gazeta, pastaj fap mbijne firmat papritur.
    Duan nje dru ne bythe dhe ti shkosh ne hell.
    Keshtu e do qeveria te ktheje pronat dhe te ndaloje xhvatjen e asaj qe ka ngelur e lire.
    Plera, do na mesoni dhe si te bejme plazh tani, bythemutet e dreqit.

  5. Sandokan Djali says:

    ik Chapo se te ka dale boja… ti je gur ne themelin e kalase se korrupsionit post-kumunist ne Shqiperi…

  6. perivolo says:

    Z Capajev,informohu me mire,shume nga ata fshatare qe thua ti kane cilesi shume me te larte nga firma qe na tregon dhe nga te gjitha firmat e jofshatareve.
    Cilesine,kujdesin,sjelljen qe kane dhermiasit(jo te gjithe,kuptohet) nuk e arijne kure ata qytetar qe na tregon ti,vetem qe ti mesosh keto duhet te rish me shume dhe te paguash me xhepin tend!
    Te kesh parasysh qe Dhermiu nuk eshte ndonje katund i humbur qe pret firmat e qytetareve ta zhvillojne,aty para clirimit ka patur 50 makina dhe 10 vapore qe lundronin dhe benin tregti deri ne France,me kupton z Capajev?

  7. P17 says:

    Shtrengo vidhat boll delirove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje