Qyteti i Triestes në Itali është mahnitur nga një bend gjerman të cilët kanë interpretuar disa këngë shqip duke argëtuar edhe qytetarët. Pjesët e performancës ishin “Gajdexhiu” dhe “E lutë nana bijen”.
Këto këngë janë interpretuar nga grupi “Fabula Aetatis”, I cili është një kompleks muzikor gjerman i përbërë prej pesë anëtarësh. “Fabula Aetatis” pasi argëtoi italianët me këngë shqipe në rrugë pati edhe një koncert në Trieste ku salla ishte e mbushur plot e përplot.
Ndërsa interesimi i qytetarëve Italian ishte tepër i lartë, dhe kjo gjë shihet edhe në videon e shpërndarë në rrjetin social facebook e cila më pas është shpërndarë në mënyrë të menjëhershme.
undefined