Lejet e ndërtimit, rritje me 360%

4 Korrik 2016, 10:04Sociale TEMA

Lejet e ndertimit pësuan një rritje të shpejtë në tremujorin e parë të vtit 2016, duke sinjalizuar kështu një rritje të mëtejshme të sektorit ndërtimeve pavarësisht vështirësive fiskale nga rritja e taksave në këtë fillimvit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lejeve të dhëna në tre mujorin e parë arriti në 65 nga vetëm 14 të tilla në të njëtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar një rritje mbi 360%.

Rekordet për dhënien e lejeve i mbajtën qytetet e Tiranës, Fierit dhe Beratit.

Në Tiranë janë dhënë gjithsej 18 leje, bashkia e Beratit ka dhënë 13 të tilla dhe ajo e Fierit 12, raporton Monitor.

Në bashkinë e Tiranës dhe të Fierit dhënia e lejeve ka ndjekur trendin e muajve të fundit, por në Bashkinë e Beratit më 2015 ishte dhënë vetëm një leje.

Rekorde lejesh janë shënuar edhe në qytetin  e Lezhës, bashkia e të cilës ka firmosur për ndërtimin e tetë objektëve. Në katër tre mujorët e fundit kjo bashki nuk ka dhënë asnjë leje.

Lejet e dhëna përfaqësojnë një sipërfaqe rreth  me një sipërfaqe rreth 62.170 m2, sipas INSTAT.

Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zëne 58,5 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente

(ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 41,5 %.

Përqendrimin më të madh te lejeve e pati e ka qarku i Tiranës me 27,7 % dhe Beratit me 20 %.

Në dy vitet e fundit, rekordin për lejet e ndërtimit të dhëna e mban tremujori i dytë 2015, me 99 të tilla, kohë që përkon me muajt e fundit përpara ndryshimit të pushtetit lokal (zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj u zhvilluan në qershor 2015).

5 komente në “Lejet e ndërtimit, rritje me 360%”

  1. Vezhguesi says:

    Zoti artikullshkrues ! Me grade matet rrethi. E pe te thuash se u rrit 360 grade do te thot te shkosh ne zero. Psh : je me fytyre nga lindja ? rrotullohu 360 grade,do te thot te shkosh perseri ne lindje. Rritjet e prodhimeve , ndertimeve , realizimi i detyrave, dhe dhenia e lejeve matet me perqindje e jo me grade. Mund te thuash se lejet e ndertimit jane rritur 2,10,25 ,105……….% ose me 5,12,27……. here.

  2. Vezhguesi says:

    Kerkoj ndjese . Kam ngaterruar artikullin……..

  3. Vezhguesi says:

    Kerkoj ndjese . Kam ngaterruar artikullin .

  4. rio says:

    Normale nga 0 te behet 3 ashtu i bie… Apo me perqindje bie me ne sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje