Rama: Heqim tarifat doganore për 6 vende të Ballkanit

5 Korrik 2016, 16:15Politika TEMA

Nga shtatori shkëmbimet tregtare mes 6 vendeve te Ballkanit, Shqipërisë, Bosnjë Hercegocninës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kroacisë do të  jenë të lira dhe të përjashtuara nga taksat, raporton Oranews.

Në Samitin e Parisit, këto shtete kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama i cili ka sugjeruar  shtrirjen e praktikes që po zbaton Tirana me Prishtinën,  për ti dhënë shtysë bashkëpunimit ekonomik, përmes tarifave zero.

Rama: Më vjen mirë që u vlerësua lart propozimi i Shqipërisë dhe puna e bërë sëbashku me qeveritë e tjera me mbështetjen e rrjetit të zyrave të Bankës Botërore për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që ne e kemi propozuar nisur nga eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një plan i përqafuar menjëherë nga qeveria e Serbisë dhe qeveritë e tjera e ne po përgatitemi ta lançojmë sëbashku në muajin shtator të bindur që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit.

Samiti i Parisit u zhvillua në një periudhë ku zhvillimet brenda BE janë dominuar nga largimi i Britanisë nga BE, çka ka shtuar pikëpytetjet mbi zgjerimin e unionit. Kryeministri tha se nga kancelarja gjermane Merkel  dhe  presidenti francez Hollond kishte marrë garanci se zgjerimi i BE nuk do të ndalet.

Rama: Jemi të kënaqur që mesazhi ynë për të mos reshtur në procesin e integrimit dhe për të shkuar më tutje padyshim që pati jehonë pozitive, jo në këtë rast thjesht për ndonjë meritë, por thjesht sepse qoftë Kancelarja, qoftë Presidenti Hollande u treguan shumë të vendosur që ta çojmë përpara procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.

Nga marrëveshja e firmosur në Paris, Shqipëria është përfituese direkte e 35 milionë euorve për rehabilitimin e hekururdhës Tiranë-Durrës, nga 85 milionë që është në total vlera e projektit.

Në Tiranë do të ngrihet gjithashtu  Zyra Rajonale të Bashkëpunimit Rinor një nismë e kryeministrave të  Shqipërisë dhe Serbisë,  për funksionimin e të cilës BE dha 1 milionë euro ndërsa 1 mln të tjera do të jenë kontrobut i vendeve të rajonit.

Në samit u mbështetën edhe dy projektet e tjera qw kanë të bëjnë me modernizimin e hekurudhës Nish-Dimitrovgrad-kufiri me Bullgarinë, me një grant 44 milionë Euro, dhe projekti nga Kosova për rehabilitimin e Hekurudhës Fushë-Kosovë-Mitrovicë, që do mbështetet me një grant  prej 17 milionë Eurosh.

5 komente në “Rama: Heqim tarifat doganore për 6 vende të Ballkanit”

  1. Elton says:

    Normale qe eshte perqafuar menjehere. Ata na mbysin ne prodhim. Ne nuk prodhojme asgje. Arabia Saudite po i ben lufte tere botes me naften duke vazhduar prodhimin edhe pse cmimet bien. Pse ? Qe mos humbi Market Share. Ne po ja japim Serbise falas, e cila eshte ne gjendje te na mbysi ne cdo aspekt prodhimi nga agrikultura e deri tek energjitika a makinerite. Pra deficiti jone tregtar me fqinjet do jete skandaloz ne vitet ne vijim.

  2. Emy says:

    Keta tanet fluturojne kollaj mjafton ti vendosesh ne krye te tavolines. Mjer ne thuaj…

  3. Kritizeri says:

    Çfarë mashtruesi! Ky dje u vuri doganë blerjeve online mbi 16 dollarë, ndërsa sot del e thotë se do heqi doganat.

  4. Papa Jani says:

    Kjo marrëveshje do te thote ” Vdekje prodhimeve shqiptare “.
    Brravo Rama brravo

  5. Azem Bejta, DRENICË says:

    Kjo metodë është në dëm të shqiptarëve të cilët nga prodhimi janë të fundit në Ballkan.
    Në Serbi nuk shiten produktet që prodhon Shqipëria apo Kosova pa marrë parasysh kualitetitkualitetit sepse ata kanë tjetër vetëdije atdhetare .
    KJO dmth Serbia 1 miliard eksport të shqiptarët, ndërsa shqiptarët 20 milion eksport drejt Serbisë dhe atë të gjitha lëndë të parë e jo prodhime përfundimtare.
    Pse nuk patën kurrë shqiptarët një udhëheqës që mbron interesat nacionale jam ardhur në përfundim SEPSE JEMI POPULL PALAÇO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje