Artan Hoxha: Grabitësit e Rinasit, ish- pjesëtarë të forcave speciale. Policia tentoi t'i eleminojë fizikisht

5 Korrik 2016, 09:55Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në lidhje me transportin e parave, se si ka mundësi që një makinë sjell parat në bankat që janë në zonën e ish-Bllokut dhe pas e shoqërojnë dy benza 190-ësh që mezi qëndrojnë në këmbë.

“Si është e mundur? Ai i policisë private kur ka fituar tenderin në komision ka paraqitur mjete tepër moderne dhe të sigurisë bashkëkohore”, shprehet Hoxha.

Sipas gazetarit Hoxha këtu është e gjitha skema e korruptuar, duke nisur nga ai që i licenson dhe deri tek ai tjetri që bën transportin apo sigurinë e vlerës monetare të bankave të nivelit të dytë.

Lidhur me ngjarjen e grabitjes në aeroportin e Rinasit, gazetari i kronikës Artan Hoxha la të nënkuptohej, se një ditë pas grabitjes në fjalë, rrjedhja e ngjarjes ka qenë krejt ndryshe nga sa është paraqitur në media.

Hoxha theksoi se disa persona që mendohet se janë efektivë të policisë, kanë tentuar të kapin apo të eliminojnë disa individë të dyshuar si autorët që kanë lidhje direkte me grabitjen, aksioni është kryer në disa fshatra të Fushë Krujës, por që mënyra e veprimit të këtyre efektivë ka lënë shumë pikëpyetje për veprimin e tyre.

Personat në fjalë, pasi thyen të gjitha sistemet e sigurisë, pastaj humbën.

Shqipëria nuk është një nga vendet që ka një infrastrukturë perfekte, ku ti të kesh qindra mundësi largimi, ato janë shumë të kufizuar, kjo është një mundësi e mirë e policisë për të ndjekur autorët.

Unë kam ndjekur një nga ato ngjarjet ditën e sotme, ku menjëherë pas ngjarjes janë bastisur banesat e një grupi personash në zonën Nikël, Zezë dhe Fushë-Krujë.

Madje disa janë thirrur, i kanë kërkuar të paraqiten vetë dhe ata janë paraqitur, bashkë me alibinë se nuk kemi qenë ne.

Çfarë ndodhi, në një banesë e cila ndodhet në fshatin Derven?

Eshtë bastisur banesa dhe nuk është gjetur personi, i cili dyshohej se mund të ishte një nga pjesëtarët e grabitjes.

Një ditë më pas, me datë 1 korrik, përgjatë një aksioni që unë ende nuk e kam verifikuar, ekzaktësisht se cila njësi e ka kryer, është qëlluar, me armë zjarri ndaj një personi i cili mendohet se ka qenë tek grupi i personave që mund të ketë marrë pjesë në grabitje.

Është qëlluar me armë, madje kanë qenë tre automjete, për fatin e mirën nga vendi i ngjarjes unë kam siguruar një predhë, ai që e ka përdorur e ka pas armën e mbushur.

Unë i bëj thirrje Prokurorit të nisë hetimet. Ai është një plumb me dy shpërthime dhe nuk bën rikoshet. Po të hyri në trup, mbaron punë”,  tha  Hoxhaj në Opinion.

21 komente në “Artan Hoxha: Grabitësit e Rinasit, ish- pjesëtarë të forcave speciale. Policia tentoi t’i eleminojë fizikisht”

  1. mike-azz says:

    sarhosha pijetoresh qe mendojne se bejne gazetarin. budallenj barkmedhenj.

    1. Pilo Lala says:

      Te gjitha burimet , te cojne ne cerdhet e bodyguardeve te Berishes, Mamurras.
      Ish-policet jane autoret.
      Kane lidhje akoma me ruajtesit e parave. Patjeter ka kallauz brenda transportit

  2. LORA says:

    Gjithe argumenti,plus episode shoqeruese, qe paraqit Artan Hoxha dhe cfare kemi lexuar per kete vjedhje dhe te tjerat ,jane evidentimi I kolloqithjes vetem me pasojat e krimeve;meazallah me shakakun.
    Nuk e pranoj faktin qe parate shoqerohen nga firma private,te cilat jane strumbullari kryesor I ketyre vjedhjeve.
    Parate duhet te shoqerohen vetem nga skuadra te Policise se Shtetit ose te Ushtrise ,,,,dhe keto firma mafioze te fshihen nga faqja e dheut.
    TUNG.

  3. arti says:

    Se ku i merr vesh gjithe keto detaje ky nje zot e di?!

  4. alieni artan says:

    Artan sot une kam pare ca ushtare te dyshimte ne nje hotel,mu duken si aliene,a mund ta verifikosh?

  5. Ardjani says:

    ashtu i kane thane ti Llamatisi

  6. niku says:

    Ky gjithmone nxjerr teori konspirative. Ose i kudo ndodhur ose kokrra e k….it. ka mundesi kjo e fundit te jete e vertete

  7. bledar says:

    Pyetje: e kujt eshte firma NASER?
    Pyetje: parate e cilave banka jane vjedhur?
    Pyetje: Kush eshte pronari i fimres NASER?
    pERGJIGJE: Pronari formal eshte Nasip Naci.

  8. Shkambi says:

    Nuk asht e vertete

  9. Demkuqi says:

    Esht popull hajdut ne gen.ske ci ben. Kur u nda keshtu na ra.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kur Rama ka ne axhenden e tij,takime me institucione dhe personalitete nderkombetare,nje dore e fshehte,organizon veprimtari destructive per “njollosjen” e figures politike te tij.
    Grupi I grabitesve,jo vetem e njeh shume mire rrugen, brenda aeroportit,por ai ka informacion se ku do vendoset policia,pas dhenies se alarmit,rruga e ndjekur prej tyre te bind,se ka nje organizim me disa specialist.
    Te gjithe punonjesit e sigurise se aeroportit,benin sikur vepronin,pra ishin te urdheruar,per levizjet e frenuara te tyre.
    Levizja e automjetit,zgjedhja e intenerarit dhe shmangia profesionale e postblloqeve policore,duke future dhe “ngrirjen” e rojeve te sigurise,tregon se aksioni eshte I organizuar jo nga grabitesit,por nga politika.

  11. Dragobia says:

    Aq sa mund te gjykoj nga kjo ngjarje hollivudiane , te tera rruget te cojne te Agron Kulishi .

  12. Luli Vocel says:

    “E VERTETA AEROPORTEVE”
    Une e di shume me mire punen ne Aeroport, pasi kam eksperience sekjuritie ne Aeroportin e madhe te nje shteti ne North Amerika.
    Aeroportet manexhohen vetem nga “KOMPANI PRIVATE” qe eshte pergjegjese per gjithe punen dhe sigurin e Aeroporteve:
    – Punesimin e gjithe punonjesve per funksionimin e punes ne Aeroport … brenda apo jashte ne fushe,
    – Vendosje kamerave ne cdo vend, si jashte ashtu dhe brenda ne aeroport,
    – Gjen dhe emeron vete kompani “SECURITI PRIVATE”, “KOMPANI KARBURANTI”, “KOMPANI PER USHQIMIN NE AEROPLAN”, “KOMPANI SEKURITIE KU KALOJNE VALIXHET”, “KOMPANI NE CDO HYRJE APO DALJETE AEROPORTIT” … kudo ne cdo cep te Aeroportit … etj. etj.
    – Ne cdo rast incidentesh brenda apo jashte Aeroportit lajmeron POLICINE.
    – POLICIA eshte apo qarkullon brenda Aeroportit per sigurin e pasagjerve apo incidenteve (vetem brenda Aeroportit).
    PRA PERGJEGJESIA ESHTE E KOMPANISE KONCESIONARE (emeruar nga qeveria rrumpalles e PD-se).

  13. Luli Vocel says:

    – E DEGJUAT FEVZIUN … ?
    “FALENDEROJME CUNAT QE VODHEN AEROPORTIN QE NUK VRANE NJEREZ …. HA,HA,HA,HA … N’A DASHKA DASHKA VIKTIMA.
    – CFARE TRANGULLI DHE SA SHPESH LESHON “FJALE” PA U MENDUAR KY QERROS.
    – BANKAT QE JANE VJEDHUR NUK KA PATUR TE VRARE …. POR THUAJ TE VERTETEN QE KETO VJEDHJE “MADHORE” KRYEN VETEM NE BASHKEPUNIM TE BRENDESHEM.

  14. pse ? says:

    VERTETE:
    SA HERE QE Z.RAMA DEL PER TAKIME NDERKOMBETARE GJITHMONE NDODHIN GJERA TE TILLA.
    “KUSH ESHTE KY QE ORGANIZON DHE NXIT KETO KRIME ? … SI GJITHMONE SHQIPETAREVE I SHKON MENDJA TE KRIMINELI-SHPELLAR SALI BERISHA …. MOS HABITENI SE EDHE NE KETE RAST MUND TE JETE SALI BERISHA.

  15. Drini says:

    Esht gazetar i shkelqyshem

  16. Gjykatsi says:

    Perdersa akomane ne politike do te jene sala dhe ilir meta anarshija ne kete vende do vazhdoje. Kot disa rob naiva akuzojne ramen se pse nuk burgos salen apo tjetrin. Ajo esht pune e gjykatave te cilat i ka nen hyqem ai gogol sala. Si i behet?Dreqi se din.fundin e shof edhe me keq.

  17. lennard says:

    Mua me duket se nje fill i zi i lidh disa ngjarje dhe grabitje:Grabitjet e bankave ,grabitja e thesarit, grabitja e bankes se Fullanit(qe cuditerisht doli pa u lagur -dhe me Bile ngritur), vrasja e Santos e keshtu me rradhe………

  18. enter"" says:

    Mos more, shyqyr qe je ti qe na ndricon…
    Ste doli gje me ata ushtaret Britanike, heeeeeeeeee

  19. Fatosi-kosove says:

    Zoti Hoxha lus Zotin qe te japi jete e shendet dhe te te ruaje nga çdo e keqe qe mund te te vije,njekohesishte te lus qe te ruhesh sepse nga keto qe ti thua ke trokitur ne adesen e sigurt te vjedhesve qe pa dyshim se te qon tek PD-ja,prandaj ruaju te lus sepse alibeaj shef i sigurimit kombetar ne PD qe paraqitet shume i “merzitur” per rastin ne fjale din shume gjera dhe ka shume njerez aty e ka shume gjasa qe te jete edhe vllau i tij qe u kap ne gjermani para disa muajsh me tri kartela nje nga te cilat inspektor i policise sekrete ,nje kartele greke e ndoshta edhe tjetra serbe,prandaj keto fakte qe ti zbulon nuk i konvenojne as kryeprokuroriti as presednikut nishan beu perkundrazi ka shume gjase qe te te akuzojne edhe ty si bashkepunetor dhe i komanduar nga Rama..
    E kam thene shume here e do ta perseris edhe tash se ska pike dyshimi qe kjo vjedhej nuk eshte organizuar nga dy kryetaret e PD-s sali berisha e lul basha per dy qellime:i pari qe te eprdoret si skandal kunder qeverise pasi dhjetra skandale te deritashme i deshtuan me turp dhe
    i dyti qe pastaj keto para te perdoren per zgjedhjet qe priten te behen e ku PD kembengule per zgjedhje te “pasterta” dhe pa kriminel por qe me keto mijona te paguhen dhe shperblehen vrasesit e kopese si çdo here,prandaj ruaju z.Hoxha sepse keta te vrasin naten dhe te qajne diten,te vrasin vete dhe te shpallin “deshmor” te demokracise,ruaju zoti Hoxha aman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje