Andi Bushati: Rama-Meta, një "sherr" fallco (dhe tredhja e PD, që sheh si shpresë vetëm Ilirin)

4 Korrik 2016, 18:40Politika TEMA

Nga Andi Bushati

 

Në këtë fillim të nxehtë vere, Edi Rama dhe Ilir Meta janë bërë si Rikja , Çiljeta, Enca apo Françeska. Ashtu si vajzat e showbizit kanë kapluar faqet e mediave me kotësitë e lajmeve që prodhojnë në plazhe, po ashtu dhe liderët e koalicionit të majtë, po konkurojnë për të kapur titujt kryesorë me një konflikt që nuk i vlen askujt.

Dikush raporton një “sherr” të ashpër në mbledhjen e qeverisë, sipas të cilit ministrat Ahmetaj dhe Haxhinasto qenkëshin zënë keq për ndarjen e fondeve.

Një tjetër flet për fshikullimin që LSI, i paska bërë ministrisë së Rendit për sigurinë.

Një i tretë tregon për mosmarveshjet për qeverisjen e Tiranës.

Për të mos përmendur këtu konfliktin e pafundëm nën rrogoz, me gjuajtje poshtë brezit dhe thika pas shpine, që po zhvillohet për reformën në drejtësi.

Këtij pazëlli që shfaq publikisht vetëm pjesëzat e veta, i shtohet edhe një thashethemnajë korridoresh politike, sipas së cilës, Rama dhe Meta janë shumë keq me njëri – tjetrin. Se “i trashi” qenkësh betuar ta shkatërrojë atë “zdapin” e gjatë dhe se ky i fundit përditë e më shumë bindet se nuk ka rrugë tjetër veçse ta kalbë në burg rivalin e përhershëm brenda së majtës.

Pa dyshim, askush nuk e mohon se Rama dhe Meta, momentalisht, janë keq me njëri- tjetrin. Kjo kuptohet, jo vetëm nga deklaratat politike të mëkëmbësve të tyre, por edhe nga humori që përcjellin gazetarët që paguajnë respektivisht.

Por, ndryshe nga sa duket në raportimin sipërfaqësor të lajmeve, ky nuk është një konflikt se kush e do reformën në drejtësi, sigurinë e Rinasit, mirëqeverisjen e kryeqytetit apo se kush është i interesuar për fondet e rrugëve.

Në këtë histori nuk ka një përballje mes mbrojtësve të interesit publik dhe kundërshtarëve të tij.

Më tepër, përplasja Rama – Meta i ngjan asaj të dy banditëve që kanë vjedhur një bankë dhe më pas zihen se si do të ndajnë mes tyre thasët e grabitur.

Fatkeqësisht, nëse ata mbeten të kënaqur me ndarjen, asgjë nuk do të ndryshojë.

Ata mund të bien dakord për zgjedhje të parakohshme, për të çuar Metën president, për të dështuar reformën në dakordësi e për plot gjëra të tjera.

Ata do ta vazhdojnë të qëndrojnë bashkë, për sa kohë që zhvatja që i bëjnë të gjithë shqiptarëve do ti kënaqë orekset e tyre gargantyeske.

Ndaj ky konflikt nuk i intereson askujt, përpos PD-së e cila tridhet përditë e më shumë, duke pritur si të vetmen shpresë, rikthimin e Ilirit.

Por, kjo nuk ka të bëjë aspak me “kuriozitetin” e njerzve të zakonshëm, që ndjekin serialin e pafundëm të sherreve të përsëritura. Ata tani më e dinë se ashtu sikurse Çiljeta apo Enca i përdorin mediat për të shitur më mirë hitet e tyre edhe Rama me Metën i ushqejnë ato me lajme, thjeshtë për të shantazhuar njëri –tjetrin. Sepse ata nuk po zihen. Ata po përpiqen të na vjedhin neve më shumë. (Lapsi.al)

8 komente në “Andi Bushati: Rama-Meta, një “sherr” fallco (dhe tredhja e PD, që sheh si shpresë vetëm Ilirin)”

  1. sos says:

    E VERTETE , NUK KE SE CFAR TE THUASH . ARTISTET E CIRKUT DO TA MBYLLIN KETE KATERVJECAR . PYETJA ESHTE KUSH DO TE NA VIJ VALLE ???

  2. enis says:

    Jeni me te miret!

  3. shqiptari says:

    cpabesi i kane thurure ne vazhdimeketije vendi kure shoh ministra te lsi totalishte injoranter dhe shkatruase te shqiperis mjer kete vende qe po i thurine poshtersin e radhe qe do ta shohim ne vazhdim

  4. gk says:

    Te lumte pena Z.Andi Bushati.Kjo eshte tragji-komedia SHQIPTARE .Une e kam here tjeter kur Edi Rama ishte kryebashkiaku i Tiranes ,TENDERAT ne me te shumten e rasteve ia jepte familjes dhe njerezve te afert te SALI BERISHES. Vetem nje revolucion i vertete i duhet Shqiperise per te zhdukur keta VEMIE -SHUSHUNJA 25 vjecare te politikes SHqiptare………………………………….

  5. aqif tahipi says:

    ??????????? !!!!!!!!!

    1. GK says:

      Zhdukja nga politika dhe shkaterrimi i gjithanshem i ILIR METES e LSI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. MetaMafia LSI says:

    Ka vetem nje zgjidhje dhe shpetim :
    Zhdukja nga politika dhe shkaterrimi i gjithanshem I Ilir Metes e LSI.

    Me reformen ligjore se ndryshe kerkon dhe presidentin mafjozi Ilir Meta.

  7. MetaMafia LSI says:

    Me shume vonese Tema , kur behet fjala per IlirTemaFloriri. Ku eshte komenti im?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje