Veliaj: Xhamia e re, shtëpi dinjitoze për besimtarët myslimanë, por edhe qendër kulturore e shërbimesh për qytetarët e Tiranës

4 Korrik 2016, 15:24Politika TEMA
Veliaj: Xhamia e re, shtëpi dinjitoze për besimtarët

Disa muaj pas fillimit të punimeve, Xhamia e re e Namazgjasë ka nisur të marrë formë. Gjatë kësaj kohe janë përfunduar dy katet e parkingut nëntokësor, si dhe është ndërtuar kati i parë i qendrës kulturore. Ndërkaq, ka nisur puna për ndërtimin e kupolave, të cilat do të përmasa të ndryshme. Një ditë para festës së Bajramit të Madh, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan ecurinë e punimeve, duke e cilësuar Xhaminë e re jo vetëm një dhuratë të çmuar për besimtarët myslimanë, por edhe një vlerë e shtuar për qytetin, si një pikë referimi dhe hapësirë kulturore.

“Shumë shpejt besimtarët myslimanë në Tiranë do të kenë një shtëpi dinjitoze, që i ofron qytetit shumë më shumë shërbime se shërbimet që kemi pasur deri tani, si ato në salla konferencash, bibliotekë me shumë libra dhe në hapësira parkingu. Një qytet i mirë është si një shtëpi e madhe, ka dhoma për të gjithë, ndaj më vjen mirë që në këtë prag Bajrami shohim progresin e bërë”, tha Veliaj. Ai shtoi se kjo godinë do të jetë jo vetëm në dispozicion të besimtarëve myslimanë, por edhe gjithë qytetarëve të Tiranës, qoftë për aktivitete kulturore, ashtu edhe për mundësinë që do ofrojë për parkimin e makinave.

“Vetëm segmenti nga ‘Partizani i Panjohur’ deri te ura e rrugës së Elbasanit do të ketë 1 mijë vende parkimi. Më në fund jemi në një situatë ku edhe investimet në objektet e kultit janë përtej investimit për besimtarët, janë investime për gjithë qytetin. Besoj se të gjithë qytetarët e Tiranës duhet ta shikojnë këtë xhami si shtëpinë e tyre”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se synimi i Bashkisë së Tiranës është që institucionet kryesore të kultit në Tiranë të përqendrohen brenda një zone të caktuar, e cila nesër do të kthehet në pedonale, duke krijuar mundësi për t’u vizituar edhe nga turistët.

“Vendimi që kemi marrë është që të gjithë objektet e kultit që gjenden në qendrën e Tiranës, si Katedralet, ashtu edhe Xhamia e Namazgjasë, të jenë brenda zonës pedonale. Kjo do ta bënte këtë zonë hapësirën më të madhe pedonale në Tiranë, e cila do u mundësonte akses më të lirshëm jo vetëm besimtarëve, por të gjithë turistëve e vizitorëve apo gjithë qytetarëve që duan të përdorin këto ambiente”, shtoi Veliaj, teksa gjeti rastin të urojë të gjithë besimtarët myslimanë festën e Bajramit të Madh.

Kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra, falenderoi organet e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore për mbështetjen e dhënë në ndërtimin e xhamisë, si dhe theksuar se punimet kanë ecur me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara. “Pas disa muajsh, Xhamia e Namazgjasë do të jetë gati jo vetëm për besimtarët myslimanë, por do të jenë në shërbim të kryeqytetasve me ambiente publike, parking, bibliotekë etj. Ky është një sihariq i mirë sepse tashmë, gjithçka ka marrë udhë dhe po vazhdon pa asnjë lloj pengese, si në aspektin teknik, edhe në aspektin kohor”, tha kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra.

Punimet në Xhaminë e Re kanë ecur me një ritëm të lartë dhe në vetëm pak muaj është mbaruar struktura (karabinaja) e dy kateve parkim nëntokësor dhe katit të qendrës kulturore. Momentalisht punimet kanë hyrë në fazën më të vështirë të xhamisë, ku elementëve strukturorë të zakonshëm tanimë i janë shtuar edhe qemerët (harqet) dhe kupolat e kubesë të përmasave të ndryshme. Brenda dy muajsh parashikohet të mbarojë struktura deri në kubenë e madhe.

6 komente në “Veliaj: Xhamia e re, shtëpi dinjitoze për besimtarët myslimanë, por edhe qendër kulturore e shërbimesh për qytetarët e Tiranës”

  1. jose !! mourinjo says:

    a prap po ngrihet xhami me dyqane a?
    si bicim stadjum me hotel dhe shoping center!
    varjanti shqiptar I percudnimit te gjerave.
    vendi cud shqiptar qe prodhon cudira te njepasnjeshme
    stadjum me dyqane dhe hotele
    xhami me parkingje dhe dyqane e ekspozita
    parlament me kurva dhe mashtruesa kriminel
    demokraci me dictator mbi kry.
    kto jan cudirat paradokse shqiptareske

    1. Tahipi says:

      Veliaj, qenke rrote k. fare.

  2. Wendy-B says:

    Uaaaa sa kurioze jam se cfare “sherbimesh” te tjera pervesh shplarjes se trurit dhe tjerrjes se mjekres mund te ofroje xhamia.
    Allah-Allah kohe moderne po vine ?.

  3. Erjon Figu says:

    Erjon i Nenes, na trego pak si ja kalove andej nga Moska, ndersa populli te dinte ne Tirane, duke inaguruar kopshte dhe shkolla .(sepse ashtu u paraqit neper televizione). Te lumte hajdari, kur keni gjetur kete popull teveqel, qe gezohet kur e genjen, dhe e mashtron. Cili ishte qellimi i vertete i vizites tende ne Moske . Perse vizita jote u mbajt teper sekrete. Tregoji shqipetarve o Erjon Figu.

  4. maximus says:

    a o te mjere qe e shkerdhyet ate vend, me keto kerpudha te importuara nga arabia, po ç’lidhje ka ai vend me kete fe, ndertoni shkolla dhe parqe per femije o trushkulurit albaneze (turqshqipfoles), te importuar dhe lene peshqesh shekuj me pare. brezat e ardhshem do te paguajne per gabimet qe behen sot, ato kerpudha s’jane gje tjeter , vetem vend trajnimi dhe shpelarje truri per shtresat e varfra, ndarje dhe urrejtje per fete dhe racat e tjera . dhe me e keqja se ky kancer sa ka hedhur rrenje ne ate vend, pasojat do jene te shpejta, pritet vetem shkendija e pare, shikoni vendet arabe, edhe pse jane nje race dhe nje brum, jane futur ne nje ndarje kaq te thelle dhe urrejtje kaq te madhe midis sunite dhe sheite, saqe zorr se do mbaroje ndonjehere. deri sa te shuhen te dyja palet. ironia me e madhe qe nuk mund te kete ndodhur ne ndobnje vend te botes, busti i TE MADHIT GJERGJ KASTRIOTI afer xhamise me te madhe ne vend, shtepise se atyre qe KASTRIOTI luftoi dhe dha jeten e TIJ. TURPPPPPPP per keta bastarde hipokrite nga njera ane hiqen si evropiane, nga ana tjeter ngrejne bythen perpjete 6 here ne dite, dhe pellasin nga mengjesi ne darke, çohuuuuuuuuuu o i MADHI GJERGJ KASTRIOTI se ferra qe u mundove per 25 vjet per ta shkulur, ka hedhur rrenje perseri. dhe ka zaptuar gjithe vendin.

  5. Arjan says:

    Ky popull qe qeveriset nga sharlatane injoranre qe nuk dine cfare bejne cfare pret qe allahu te vije dhe ti shpetoje.Kaq poshte ka zbritur shqiptari sa te vije I huaji dhe ti kendoje ne Arabisht .Ptu rrace e qelbur.Mos pafshi dite te mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje