Në ditarin e tij politik, “Përvoja ime në Partinë Socialiste”, profesor Servet Pëllumbi tregon zhvillimet e brendshme në këtë parti, pas kërkesës së Fatos Nanos për mocionin ndaj kryesisë.
Në 4 korrik 1996, tri ditë pasi mbërriti në PS mocioni i Nanos nga burgu i Bënçës, Pëllumbi jep dorëheqjen nga posti i aekretarit të Përgjithshëm të motivuar me mospajtim politik dhe organizativ me kryetarin e PS në lidhje me kërkesën e tij për mocion, me anë të së cilës, sipas Pëllumbit, sajohet një krizë e brendshme për të larguar një pjesë të drejtuesve të saj.
Por pas dorëheqjes së tij, ka ardhur edhe dorëheqja e sekretarit organizativ, Gramoz Ruçi, i cili, pasi kishte lajmëruar më parë se po shkonte pranë familjes, më pas kishte shkruar një motivacion për dorëheqjen e parevokueshme.
Në vijim të ditarit, që sillet nga Panorama, profesor Pëllumbi tregon mbështetjen që ka marrë nga zv.ambasadori amerikan në 1996-n, Smith, që e ka cilësuar atë dhe Namik Doklen si njerëz të sinqertë, ndërsa Nanon si njeriun që bashkëpunon me njerëzit e Ramiz Alisë.
Në ditarin e tij, Pëllumbi kujton letrën e Nanos më 10 korrik, në të cilin shkruan se ” e njoh situatën e krizës politike të pas 26 majit, si dhe gjendjen në PSSH-së të elektoratit jo më pak se ju; analiza dhe gjykimet e mia në cilësinë e Kryetarit… janë botuar në ZP…; iniciativa ime politike “Mocion për debat”… është kërkesë statuore e Kryetarit…; iniciativa ime në cilësinë statutore të Kryetarit… nuk krijon dhe askundërve ndonjë “grup” kundër individëve apo “grupeve” të tjera…; ajo përfaqëson një iniciativë të hapur për debat për çdo anëtar të zgjedhur nga Kongresi në KPD… që nuk përjashton askënd dhe nuk i kundërvihet askujt!”.
Pëllumbi shkruan se letra aspak miqësore e ultimative mbyllet me apelacionin:
“Rruga më e drejtë për PSSH është aderimi dhe miratimi me solidaritet i mocionit për reformimin e partisë, duke i dhënë fund konfliktualitetit jo parimor të Kryesisë me Kryetarin e burgosur, në dobi të fitores politike të partisë dhe jo të individëve që flirtojnë me të kaluarën e Enver Hoxhës apo të Sali Berishës!
Ky është kulmi, po ky nga na doli, nga qielli na zbret ky “Mesi”?! Nuk harron të shtojë në fund edhe diçka që e shton e nuk e mënjanon dyshimin: Mocioni parimor për reformim politik të PSSH-së nuk e lehtëson aspak gjendjen time personale (a familjare), as nuk shton gjë në reputacionin tim politik…
Reflektoni thellë se pazarllëqet meskine nuk mund (!) t’i bëjë një i burgosur politik prej tre vjetësh- Kryetari i Partisë suaj! Pazar i pistë (që s’është i pari!) apo ndershmëri? Po ia lë kohës ta gjykojë, sepse sot për sot nuk më lë veçse shije të keqe?”
Plehra te PS si Majtas e djathtas… Nye kuzhine ju ka gatuar…
Mallkuar!
NJE FARE RESPEKTI KAM PATUR PER SERVET PELLUMBIN SIDOMOS NE ATO KOHRA QE KERCENOHEJ DHE GJAKOHEJ NGA NAZISKINETE BERISHES..
POR SHPREHJA QE THOTE SE
“”ka marre simpati nga zv/ambasadori Smith per ate dhe Doklen SI TE SINQERTE kurse Nano shkonte me Ramiz Aline.
Ne ato kohra ishte pikerisht zv/ambasadori Smith dhe doklet me pellumbet qe nuk duhet te toleronin krimet e perbindeshme te berishes ku enveri dhe ramizi ishin lule para tij.
ngushellime servet pellumbi e ke lene rrugen e zotit