Report Tv sjell pamje ekskluzive nga momentet e grabitjes në aeroportin e Rinasit ku 3 persona të maskuar dhe të armatosur arritën që të vidhnin rreth një milion Euro të një banke të nivelit të dytë në pistë, teksa po bëheshin gati të transportoheshin në avion me destinacion Italinë.
Siç duket në këto pamje ekskluzive, është ora 14 :23: 30 e së enjtes ku njëri nga tre grabitësit, i maskuar e i veshur me jelek fosforeshent, kapërceu një nga portat e shërbimit të aeroportit duke thyer kyçin dhe e më pas ka hapur derën për t’u futur me 2 bashkëpunëtorët e tjerë me makinën e kuqe tip ‘Benz’.
Grabitësit i janë dashur vetëm pak sekonda që të zerojë sigurinë e një prej institucioneve të rëndësisë së veçantë, fati i të cilit varej nga një dryn i çmonutueshëm në pak sekonda.
Në orën 14:24: 15 mjeti tip Benz është futur plotësisht në perimetrin e Aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe merr rrugën drejt pistës. Në pamje duket se grabitësit ecin të pashqetësuar nga askush dhe me një shpejtësi normale, edhe pse me një mjet të paautorizuar dhe një një zonë që presupozohet se ka siguri të lartë.
Nga kamerat e sigurisë, vihet re që pasi makina e grabitësve hyn në brendësi të aeroportit, një mjet i Aeroportit është afruar tek porta e hapur prej grabitësve. Këtyre punonjësve duket se nuk u ka bërë përshtypje fakti se porta ishte e shqyer dhe se një mjet i paautorizuar ka hyrë në pistë, dhe kanë vijuar normalisht të pa u shqetësuar për atë që po ndodhte. Kjo edhe për faktin se nuk kishte asnjë reagim nga ata për tu vënë në ndjekje të grabitësve apo të sinjalizonin sallën e kontrollit.
Pas këtij episodi, ngjarja bëhet edhe më skandaloze sa i përket nivelit të sigurisë, pasi mjeti i grabitësve kalon vetëm 10 metra larg qendrës së kontrollit dhe sërish nuk i bën përshtypje kërkujt.
Kjo duket edhe nga pamjet e siguruara nga një tjetër kamera sigurie, ku duken qartë punonjësit e sigurisë që vijojnë punën të pashqetësuar.
Edhe pak metra më pas dhe mjeti futet në zonën e vendqëndrimit të avionëve ne piste për t’iu afruar objektivit, makinës së policisë private që po transportonte paratë.
Nën kërcënimin e armëve agresoret mundën të merrnin shumën e 1 milionë eurove, teksa me armët e tyre neutralizuan rojet e kompanisë private te sigurisë “Nazeri 2000”
Siç shikohet ne pamjet qe Report tv sjell ekskluzivisht, makina e grabitësve lëviz lirisht brenda ambienteve të aeroportit Nënë Tereza pa u shqetësuar nga askush. E për më tepër, asnjë prej punonjësve të sigurisë nuk ka konstatuar grabitjen deri në momentin që u njoftua nga personat që u kërcënuan nga grabitësit.
Kamerat e sigurisë kanë arritur që të regjistrojnë të gjithë dinamikën e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, teksa Report tv sot sjelle vetëm një pjesë të saj.
Një tjetër fakt që bie në sy është se kamera më e afërt me portën nga hynë grabitësit është tepër larg dhe me një pamje thuajse të pamundur për tu shquar dhe për tu pasur në kontroll nga salla e monitorimit. E për më tepër një prej portave hyrëse të këtij aeroporti, aty ku hyjnë botet për furnizim me karburant, fare pranë depozitave me qindra tonë lëndë djegëse lihen në mëshirë të fatit të pamontoruara nga kamerat e pa një roje sigurie.
Ky nivel i ulët sigurie, dhe mos reagimi i asnjë prej punonjësve të sigurisë, bëri që grabitësit së bashku me 1 milionë euro të dilnin sërish të pashqetësuar nga rrethimi i aeroportit në orën 14:27 minuta.
Pra grabitësve u kanë mjaftuar më pak se 4 minuta për finalizuar misionin e tyre.
Ndërsa pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autoreve të grabitjes spektakolare.
Fatmirësisht personat e armatosur kishin si qëllim të vetëm marrjen e parave, pasi kjo ngjarje tregoi sa të pasigurtë janë qytetarët që zgjedhin të fluturojnë nga Aeroporti i Nënë Tereza, dhe sa të pambrojtur janë ndaj akteve që tronditën Brukselin dhe Turqinë vetëm dy ditë para se të ndodhte kjo grabitje.
Aj aeroport duhet mbyllur direkt. Shyqyr qe lek u vodhen se aty ishin afer dhe avionet per pasagjer. Kan mundur pa pik problemi te fusin dhe bombe aty.
e kush kujtohet per shqiperine,perse do vinin bomba,per pasuri,bomba mund te vere vetem saliu,por nuk i eshte kujtuar.
Per ti shkuar hetimit deri ne fund,duhet qe ti rikthehen nga fillimi levizjeve te grupit grabites.
Hyrjet e mundeshme ne Rinas,nga Tirana,Fushe Kruja apo Laci,te kerkohen filmimet,per te percaktuar nga kane erdhur ne aeroport.
Grupi grabites,ka levizur me me shume se nje automjet,ne vendin e djegjes se benzit apo diku tjeter,ata kane nderuar automjetin,duke marre me vete dhe shumen e volutes.
Nga veprimet,grupi eshte shume I pergatitur,i mbeshtetur nga nje prapavije bashkepunimi,gati kemi te bejme me nje grup te komanduar dhe te bindur,mbase ky grup ka marre pjese ne ekzekutimin e deputetit Xhindi,ne vrasje dhe vjedhje spektakolare.
Cel.i personit qe I eshte vjedhur vetura duhet te hetohet,kemi te bejme me vjedhje apo shitje pa dekumenta te benzit.
Te hetohen cel.ne zonen e aeroportit duke filluar 1 ose 2 ore para,vjedhjes,te kerkohen filmime te tjera per te gjetur mjetin qe I ka shoqeruar.