Uellsi është një nga kombëtaret që po bën një edicion fantastik në kampionatin europian dhe është në fazën gjysmëfinale, ku do të pëballet më përfaqësuesen e Portugalisë.
Ylli i Uellsit, Gareth Bale, shprehet se kualifikimi për në gjysmëfinale është një nga arritjet më të mëdha të tij në kombëtare.
Në përballjen përballë Portugalisë, Bale do të ketë përballë dhe shokun e tij të skuadrës Kristiano Ronaldon, duke theksuar se do të jetë ai që do ta mundë mikun e tij.
“Kulifikimi ishte një mbrëmje e madhe për të gjithë tifozët e Uellsit që na kanë mbështetur shumë. Gjysmëfinalja është rezultati më i madh në karrierën time në kombëtare, kemi punuar shumë vitet e fundit për të arritur deri këtu.
Shijojmë momentin, tani sfidojmë Portugalinë që nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, nuk ka rëndësi kush shënon, e vetmja gjë që vlen është kush fiton. Këtu te Uellsi kemi luftuar të gjithë së bashku, do të vazhdojmë ta jetojmë këtë ëndërr” tha Bale.