Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në Kongresin e PBDNJ ku ka folur lidhur me çështjen e pronave dhe natyrisht çështjes më të rëndësishme të momentit, reformën në drejtësi.
“Historia e pronave është një nga historitë më të pabesueshme për një shtet që është në mes të Evropës dhe ka një sistem demokratik. Do ju jap një shembull: i ka dalë pronari teatrit antik të Butrintit. Njësoj si t’i dalë pronari Akropolit në Athinë dhe qeveria të mos ketë të drejtën për t’i hapur dyert e Akropolit miliona njerëzve. Edhe Butrinti është më i vizituari nga të huajt që vijnë në Shqipëri. Është një familje që ka letra dhe pretendon se është më antike sesa vetë antikiteti. Nuk ke çfarë thua më për batërdinë e pronave në Shqipëri. Rasti kur shfaqen pronarë të cilët nuk kanë prova për ekzistencën e trungut të familjes së tyre në zonat e bregdetit dhe kthehen papritur në zotërues të shumë hektarëve, tregon mungesën e një sistemi të duhur drejtësie”, deklaroi Rama.
Sipas Ramës ka vetëm një mënyrë përmes së cilës bëhet reforma në drejtësi.
“Nëse duam në vend një pushtet gjyqësor real, që të japë drejtësi pa parë sa i gjatë je në strukturën sociale dhe se sa para’ ke, duhet që të gjithë prokurorët e gjykatësit e këtij vendi t’i kalojmë në skanerin e një radiografie etike dhe profesionale. Struktura që kemi nuk funksionon, është tërësisht e kapur dhe e korruptuar. Mund ta shëmbim të vjetrën e të ndërtojmë të renë. Propozimi ynë është ky: trupa e cila do të gjykojë gjykatës e prokurorë, duhet ta bëjmë të mundur në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me operacionin ndërkombëtar, me një mekanizëm të ngritur nga BE-ja dhe SHBA-ja”, tha ai.
Degjenerimi politik dhe social i ketij sistemi,nuk ka dimension,vrimes se hozonit ju gjend ilaci,por tek, ne qe ne martenitet, femija del i koruptuar,nena ka paguar mjekun,per lindjen e “veshtire” !
PD-ja nepermjet propogandes se saj,”zbulon” krimin ekonomik edhe ne SHBA,te ndikuar nga kriminelet shqiptare !
Kompania e lobuar dhe paguar,PODESTA,duhet te paditet per evasion fiscal,ku pjesen me te madhe te US$ I ka marre ne menyre jo ligjore,duke shmangur taksimin,ben moral si prostitute e ndershme.
Te jete valle vetem Shqiperia delja e zeze ?!
Po cfare lidhje ka pronesia mbi Butrintin, me pronaret e trojeve, tokave bujqesore, livadheve, kullotave, shtepive etj., etj? Butrinti eshte i madhe dhe i lashte – qe do te thote se ate e pretendojne kapitaliste te vertete, nderkombetare, dhe jo kapitalistet capacule te Enver Hoxhes. Keta te fundit dine te bejne ne rastin e Butrintit vetem punen e sekserit ne dobi te kapitalisteve te vertete nderkombetare, dhe te nxjerrin nje dore pare per vete. Byreku nderkombetare eshte tjeter nga Keku shqiptar. Kekun kerkojne pronaret e vertete; sepse byreku eshte skeduar, ka maru qe me 1991.