Ne harkun kohor te një viti, Tirana ka qene destinacioni i drejtuesve me te larte amerikane me një synim te vetëm: miratimin e reformës ne drejtësi.
Vizitat kulmojnë me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar të zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden. Burime diplomatike i thanë Vizion Plus se Bajden pritet të vijë në Shqipëri në datat 26 ose 27 gusht.
Kësaj vizite i paraprin mbërritja në Tiranë në 10 korrik e ndihmës sekretares amerikane te Shtetit Victoria Nuland, udhëtim të cilin Vizion Plus e bëri publik pak ditë më parë. Misionet diplomatike të drejtuesve më të lartë në SHBA në një kohë kaq të shkurtër lidhen drejtpërdrejt me reformën në drejtësi që pritet të votohet në 21 korrik në parlament.
Nëse ajo miratohet, burimet thanë se zv/presidenti Biden, do të japë shpërblesën për palët qe punuan për kalimin e amendimeve kushtetuese.
Por nëse ajo dështon, atëherë mesazhi i tij, pritet të jetë edhe më ndëshkues për faktorët politikë ndëshkues.
Vizita e Xho Bajden pason atë të sekretarit te shtetit Xhon Kerri ne 14 shkurt të këtij viti. Shefi i diplomacise amerikane atë kohë, nuk e kurseu inkurajimin për miratimin sa më parë të reformës
Qofte vizite kembe-mbare ,vizita e zv.Presidentit amerikan Joe Biden,per interestat jetike dhe te ardhmenrise europeiste te Popullit Shqiptar
DUHET TE MBAHET NJE REFERENDUM POPULLOR ME MOTIVACIONIN
JENI DAKORT QE SALI BERISHA TE QENDOJE ME NE POLITIKE?
PO
JO
Ne perfundim te ketij referendumi le te vendosi vete populli ose sovrani sic jemi mesuar ta degjojme shpesh
Po nuk e votuan dhe kesaj radhe Amerika ta mbaj me shendet turpin
Kur te vije Biden, Sadhiu do te jete ne det, duke thyer “rekordet” e tija, te marrezize. ?
Biden ,ardhja e tij është më shumë se sa njerzit mendojne. Ditë të mira për Shqiperine. Gjërave do ju vihet kapaku dhe ska më si duan ca politikanë të qelbur duan apo s’duan ato.