"Zëri i Amerikës" zbardh pyetjet në gjykatë për Bilal Shehun

1 Korrik 2016, 18:40Politika TEMA

Zëri i Amerikës ka mësuar se fondet prej 80 mijë dollarësh që përmenden në akuzën ndaj shtetasit Bilal Shehu janë me origjinë nga Shqipëria. Sipas akuzës, personi në fjalë u përpoq të bëjë transferimin e këtyre fondeve për fushatën elektorale të presidentit Obama dhe për të futur në një takim elektoral një shtetas të huaj, i cili ndonëse nuk hyri dot, arriti të bëjë një fotografi me presidentin Obama.

Ja pyetjet që iu drejtuan në seancën gjyqësore shtetasit Bilal Shehu me banim në Paramus të Nju Xhersit, i cili pranoi fajësinë se kishte ndihmuar për të fshehur kontribute të huaja gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012 në SHBA.

I akuzuari iu përgjigj pozitivisht të gjitha pyetjeve:

1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë “Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh”), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama?

2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (“Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh”)?

3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t’i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë?

4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan?

5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?

6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan?

7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t’ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal?

8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t’i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos?

9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t’ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t’ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?

11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë?

12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2?

13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh?

14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?

15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj?

16. A jeni fajtor për akuzën e ngritur në Informacion?

21 komente në ““Zëri i Amerikës” zbardh pyetjet në gjykatë për Bilal Shehun”

  1. Sali Berisha says:

    Elez Biberaj ne veprim..Elez!!Bej gjithcka kunder Edi Rames,Donald Lu-se dhe Romana Vlahutinit.Dun me m’burgos mue dhe Xenin.Dun me m’shkatrrue Elez.T’lutem sepse Shqiptaret e besojne shume Zanin e Amerikes dhe nuk e degjojne zerin e Ambasades.Amerika perfaqesohet prej Zanit te Amerikes ku ti Elez je drejtor dhe jo nga Kinezi Donald Lu.Duhet gjet c’do mnyere me pshtue.

    1. LORA says:

      Kush e dhjet zerin e elez biberit,,,,,sidomos pas 2013-es ,qe atij I mungojne bonuset e kripura te qeverisjes brekedhjere,,,,bonuse qe i zhvateshin kriminalisht parase publike shqiptare.
      I gjithe ky aksion, I permjere deri ne brez, I zerit te elez biberit eshte deshmia me e qashter e luftes ekzistenciale te tij per ruajtjen e statukuose fitimprurese te podestave dhe patton bogsave,,,,vafshin ne te s’emes keta shushunja cerekshekullore te parave te shqiptareve,gjeneruar prej kryemonstres shqup-se.

  2. lori2 says:

    E ku eshte problemi ketu? Dihet se per cdo aktivitet paguhen fonde, apo jepen donacione qe keto aktivitetet te zhvillohen. Si mund te zhvillohen pa patur asnje fond? Si ne SHBA, ashtu edhe ne te gjitha vendet e tjera. Po ashtu dhe ne Shqiperi. Nje eklspozite te vogel te besh, te duhen para, fonde.

    1. ben says:

      Lori truthara
      Nuk do kishte asnje problem nese parate e perdorura do kishin burim amerikan dhe jo te huaj, shqiptar ne rastin konkret.
      Perdorimi I donacioneve te huaja ne fushaten elektorale amerikane eshte I ndaluar me ligj dhe I denushem po me ligj si per amerikanin qe I perdor ashtu edhe per te huajin qe I jep!
      Ti si rilindase besoj hashashiste nuk je detyruar te kuptosh 1 gje kaq te thjeshte!

      1. bentruthari says:

        o Ben truthari ma cito pak pjesen ku provohet se 1) nje nga shtetasit e huaj eshte Rama dhe 2) qe leket e perdorura jane ato te Rames dhe jo te shtetasit te 2-te grek.

        1. ben says:

          Truthare rilindjeje.
          Ku e lexove ti te shkrimi im qe 1 nga qytetaret e huaj ishte rama? Apo kjo nuk ka pike dyshimi dhe ne subtrurin tend rilindas.
          Analfabet funksional!
          Ndersa qe parate e perdorura kane burim shqiperine e ka pranuar I akuzuari nga FBI bilal shehu para nje gjykate amerikane dhe nuk ka nevoje per mendime idiote alla rilindje.

      2. normali says:

        ben, megjithese je nje shtetas shqiptar, je kunder shtetit shqiptar. Pra je nje tradhetar i ketij shteti ashtu si Sali berisha qe e tredhetoi kete vend duke i falur Greqise detin ku dhe vete mesonte not se ne Viçidol s’kishte det. Ky eshte i gjithe nje trillim qe eshte i paguar me miljona dollare ne Sali Berisha per Podestan dhe ne SHBA eshte nje kryekriminel shqiptar qe financon ( me parate e shqiptareve) i quajtur Elez Biberaj. Dora e zeze e Podestas, Elez Biberaj , Fazlliçit.. kane hedhe rrenje te forta ne trevat shqiptare dhe u kane zene frymen shqiptareve te ndershem. A do te dalin shqiptaret nga situate? Nuk e besoj se sot komandojne parate dhe jo drejtesia. Drejtesi s’ka as ne Amerike e jo me ne Shqiperi. Sali Berisha kishte kohe qe e kishte kapur kete te mete te demokracise kapitaliste. Los paraja per te bere para. Edhe sikur te kete ndodhe, pra edhe sikur, ne vitin 2012 Edi Rama nuk ka qene kryeminister dhe nuk dispononte para te buxhetit shtetit, por kujdes: aty perfshihet dhe nje grek , sipas asaj qe lexoj dhe kjo e shton akoma me shume ate qe Elez Biberaj ben. Zeri Amerikes ne shqip dhe shoqeria Vatra, jane prone e Elezit, nuk i sherbejne me Shqiperise, por renegateve antishqiptare per perfitimet e tyre. Prandaj, sado ti ben te besh analistit dhe argumentuesin e çeshtjes Podesta, Biberaj, Grek, Fazlliç, nuk do mbushesh mendjen dikujt se eshte ashtu si thua ti.

    2. Erisa says:

      Lori2 problemi eshte thjeshte se ne USA eshte e ndaluar me ligj qe donacionet te paguhen nga te huaj. Ky palloshi jone qe ka paguar 80 mije $ per nje foto te jete i lumtur nese nuk e akuzojne atje. Por problemi tjeter me i madh eshte se ju ne Shqiperi nuk ju ben me pershtypje asgje. Nuk pyesni nga gjinden keto leke, si ka mundesi qe politikanet rrojne si mbreta etj etj. Juve ja u kane shplare trurin dhe vetem ziheni per Salen ose per Ramen dhe nuk e shifni qe ja u kane futur keq fare qe te dy.

  3. ben says:

    Kush eshte shtetasi I huaj 1?
    Dhe kush eshte shtetasi I huaj 2?
    A hyri shtetasi I huaj 2 ne vendin e rezervuar per gruan e bilal shehut?
    Pse nuk jepni dhe pergjigjet e bilalit?
    Qe deklaroi se shtetasi I huaj 2 nuk u fut ne takim po beri vetem nje foto me obamen?????
    Pse nuk e jepni dhe deklaraten e bilalit se origjina e pageses prej 80 mije $eshte shqiperia?
    Ku I gjeti shtetasi nr 2 keta 80 mije $?
    A rezikon burg ne shba shtetasi nr 2 ?

  4. Fatosi-kosove says:

    E kam thene shume here qe nga viti 91 e ketej dhe e kam perseritur shume here tash e tre vjet se sali berisha per te ardhur ne pushtet do te “zbuloje” lloj lloj skandalesh kunder Rames,e qe fatmiresisht deri me sot nuk i doli asnje,tash na paska “zbuluar” nje skandal qesharak se si Rama paska paguar 80.000 dollare per nje foto me Obamen!!!!!
    Po a ka mjerim me te madh se te besh kete poshtersi ne nje kohe kur shqipatret kerkojne informacion per fotot e nokes me millosheviqin e bijt e tij,dyshja vrastare e PD-s thone se te ishe ne sherbim te millosheviqt ishte patriotizem dhe vetem nje njeri si noka mund ta bente nje gje te tolle,kurs eqenka tradheti te dalesh ne foto me Obamen qe sdo mend se per shqiptaret ai dhe amerika jane Zoti ne toke,prandaj mendoj se pas kesaj poshtersie te lulit e sali berishes duhet patjeter te behet nje ligj i veqante qe i vendose ne nje karantine kete pjelle te poshter qe jane ne gjendje ti dhunojne edhe vajzat e veta dhe te thone se Rama na ka prekur ne familje,kjo eshte dyshja e PD-s qe per ata shqipatr qe e ndiejne veten nejri dhe shqiptar eshte turp dhe fyerje te jene ne te njejten kope me ta.

  5. Magnolia says:

    Shtetasit të huaj nr.2 nuk i rruhet për usa sa të ketë vëlla Erdoganin.

  6. egla says:

    Nuk e marr vesh Meron , as Viz+ as N24 as Ora as Klan as Tch nuk folen per kete lajm nga Departmenti American i Drejtesise !!!!

  7. funerali says:

    perpjekje numerike 1,dhe 2 e minutes se fundit per te shpetuar monstren.
    perpjekje e mjeruar.
    qytetari dixhital grek 1 dhe ai pa kombesi 2 nuk mund te kene emra pra nuk jane fajtore.

  8. Oflala says:

    Pordhe. Pa rigon

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Isha ne pritje per te mesuar,kush do fillonte aktivitetin,mbas vjedhjes se volutes ne Rinas,gjithmon nuk vonohet me shume se tre dite.
    Rama me Obamen eshte takuar si Kryeministe dhe jo si kryetar I opozites.
    Ne fund te nentorit 2012,Rama nuk ka patur shance per te perdorur fondet publike,kur kryeminister ishte Berisha !
    Rama eshte takuar me Obamen dhe sigurisht ka bere foto rreth dative 14-16 prill 2016.

  10. Landi says:

    Jane te gjitha perpjekjet e malokut karagjoz ne menyre qe te mos e kapin kthetrat e reformes.
    Ai shet edhe t’emen e tij per pak skandal. Keshtu e kane formuar vellezerit e tij serbe, antishqiptare dhe kopjon vendet e zhvilluara ne te cilat demokracia ka shekuj qe eshte instaluar.
    Per sa kohe qe maloku krijon tym eshte gatibte nxjerre t emen et t atin nga varri vetem per t jua futur shqiptareve. Rrace e peshtire zvarranikesh.

  11. nyc says:

    Nese i referohemi vetem nje fakti te thjeshte : koha kur ka ndodhur, ne pushtet ka qene Salehu. Dhe ju mendoni qe ai e dinte kete dhe do e linte ramen te fitonte nje vit me vone? Para nje viti ne 2011 i tha hapur qe do te vras kurse ne 2012 na e kurseu.

  12. shqiptar says:

    Te nderuar komentues, ka nje here qe duhet heshtur e duhet pranuar e verteta. SHBA jane nje dhe nuk mund te veprohet ndryshe me ca e ndryshe me te tjeret.
    E para, ky lajm eshte dhene edhe ne gazetat e tjera dhe, ne to, askush nuk komenton keshtu. Gazeta Tema nuk boton gjera qe nuk kane ndodhur. Ajo, mund, te mos botoje komentet, qe nuk i pelqejne, p[or lajme te genjeshterta nuk jep. Anon pak nga njera ane, por kush nuk anon ne vendin tone te habitshem.
    E dyta, ne pyetjet dhe pergjigjet nuk flitet per fonde publike, por parate qe dalin nga Shqiperia duhet te dalin sipas rregullave. Pra nepermjet bankes. Sic shihet, kjo nuk ka ndodhur.
    E treta, ky Bilali ka pranuar cdo gje qe i eshte thene dhe kerkuar, dhe shtatasit 1 dhe 2 sigurisht kane emra. E sigurte qe do dalin nje dite.
    E katerta, Rama nuk la rast pa afishuar fotografine me Obamen, me te cilin nuk u takua si kryeminister. Te pakten ne rastin ne fjale.
    Ka dhe gjera te tjera, qe shihen ne pyetjet, te cilave, ky Bilali, u eshte pergjigjur ne menyre pohuese dhe ka pranuar se ka bashkepunuar ne thyerjen e ligjeve amerikane.
    Do deshiroja qe z. Lu, i cili di shume me teper nga ne, te hidhte drite mbi kete ngjarje.
    Fakti qe flet Zeri i Amerikes, ku nuk eshte vetem z. Biberaj (me sa di ai nuk punon me arty) duhet t’i bente disa komentues qe te ishin me te kujdesshem. Zeri i Amerikes shpreh gjithmone ngjarjet ashtu si ndodhin dhe nuk mban ane.

  13. Brian says:

    New Jersey man admits to helping disguise foreign political contributions
    BY NATE RAYMOND
    A New Jersey limousine driver pleaded guilty on Wednesday to helping funnel $80,000 in foreign contributions to President Barack Obama’s joint fundraising committee in 2012 so that foreign national could attend a campaign event.

    In announcing the plea in Newark federal court of Bilal Shehu, who pleaded guilty to one count of knowingly and willfully making foreign contributions and donations, prosecutors did not identify the foreign source or national.

    But the case came after a Republican congressman in 2013 called for investigations into the purchases by Shehu’s family of two $40,000 tickets for a San Francisco fundraiser, one of which was used by now-Albanian Prime Minister Edi Rama.

    At the October 2012 event, Rama, the Albanian Socialist Party leader, was photographed with Obama.

    Rep. Dana Rohrabacher of California at the time contended the photo was then used for “deceitful” purposes by Rama to imply a relationship with Obama during Albania’s own election, which brought him into leadership.

    A spokesman for Rohrabacher declined comment on Wednesday.

    In pleading guilty, prosecutors said that Shehu, a U.S. citizen, admitted that in late September 2012 he received an $80,000 wire transfer from a foreign source knowing he was to provide it to the joint fundraising committee.

    Prosecutors said Shehu, a Paramus, New Jersey resident, then flew to San Francisco and attempted to gain entry into the fundraising event with the foreign national, who was denied entry but was allowed to be photographed with Obama.

    “By his plea today, Mr. Shehu has accepted responsibility for his conduct and is deeply remorseful for his actions,” said his lawyer Alan Abramson.

    Prosecutors said no one on the joint election committee has been accused of any wrongdoing and that it had cooperated fully in the investigation.

    Shehu faces a maximum sentence of five years in prison and a fine of $250,000. He is scheduled to be sentenced on Oct. 5.

    (Reporting by Nate Raymond in New York, editing by G Crosse)

    More From Reuters

  14. USA says:

    Kam kontribuar per Zotin Obama per zgjedhjen e tij si President per 8 vjet rjesht si gjithe qytetaret amerikane. Me kete rast kam mare nga Obama dhe Partija Demokratike me dhjetra letra falenderimi e fotografi te Obames dhe familjes se tij .Gruaja ime nga ana e saj ka mare fotografi nga gruaja e Obames. Kjo eshte normale per sistemin Amerkan. Zoti Bilal Shehu me nenshtetesi amerikane ka vepruar drejte per ndihmen e dhene kesaj Partije.Po te kisha nje shume te tille do ta jepja me gjithe deshire per rizgjedhjen e Presidentit Obama. Sot u dha dhe nje lajme I mire per kandidaten per President Z.Kllinton .Gjate muajve maj dhe qershor populli amerikan ka dhuruar per fushaten e saj 120 +70 += 190 miljon dollare. Populli amerikan ashtu si une eshte I bindur se Zonja Kllinton do te jete Presidente. Ndersa Tramp gjithsej ka per fushaten e tij vetem 14 miljon dollare. Gjithashtu ne Kuvendin e Partise Republikane ka mundesi qe delegatet Republikane te zgjedhur gjate fushates te mos te jene dakord qe Tramp te nominohet kandidat per President i Partise Republikane. Ne rast se ndodh nje gje tille do te jete rasti I dyte ne Historin amerikane per mos zgjedhjen e presidentit megjithes ka fituar fushaten per Partine e tij.Ka shume mundesi te caktohet nje tjeter Kandidat.

  15. USA says:

    Faleminderit zoti Mero per imbargon karshi meje si qytetar Amerikan . Nuk kuptoj pse veproni keshtu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje