FAKSIMILE/ Si u injoruan kërkesat e policisë për sigurinë nga autoritetet e Aeroportit të Rinasit

1 Korrik 2016, 18:31Politika TEMA
FAKSIMILE/ Si u injoruan kërkesat e policisë për sigurinë

Grabitja e afër 1 milion eurove në aerodromin e Rinasit ishte një ngjarje e paprecedentë, që kapi në befasi gjithë opinionin publik dhe ngriti dyshime të rënda në punën e autoriteteve kompetente që kanë përgjegjësi për sigurinë e kësaj pike nevralgjike të transportit ndërkombëtar.

Por përpara se të dilet në konkluzione të shpejtuara mbi punën e organeve të rendit e sigurisë, duhet bërë një analizë se si qëndron realisht ky problem.

Së pari, duhet kuptuar që territori i aeroportit të Rinasit dhe kufiri mbrojtës i tij, janë nën administrim ekskluziv të koncesionarit TIA. Sipas deklaratës së një zyrtari të lartë të Policisë ditën e sotme, “mbi bazën e kësaj marrëveshje, policia e ka rreptësisht të ndaluar të patrullojë në aeroport.”

Së dyti, punonjësit e TIA-s, kanë njoftuar policinë fiks 5 minuta mbasi grabitësit e 1 milion eurove ishin larguar nga porta hyrëse. Ky interval kohor do t’i mjaftonte çdo keqbërësi të arratisej dhe të humbte gjurmët, përpara se forcat e policisë të viheshin në ndjekje.

Së treti, është skandaloz fakti që në një komunikim që ka pasur komisariati i Rinasit me firmën koncesionare në vitin 2014, është refuzuar bashkëpunimi me policinë për rritjen e masave të sgiurisë.

Sipas shkresës së policisë, vihet në dukje se duhet instaluar 14 kamera që mungojnë dhe 7 të tjera që nuk punojnë. Nesë një kamera e tillë do të ishte vendosur në pikën hyrëse të karburantit në aeroport, që u përdor nga grabitësit, atëherë do të ishte krejt i thjeshtë zbulimi, identifikimi apo kapja e autorëve të grabitjes.

Nga kjo korrespondencë e dalë në media me faksimile, vihet re madje një arrogancë çmeritëse e koncesionarit ndaj zyrtarit të policisë, që i kërkonte marrjen e masave për sigurinë, duke i thënë madje se kjo gjë “nuk bën pjesë në kompetencat e policisë”.

Dhe si për t’ia shtuar vulgaritetin kësaj përgjigjeje, zyrtari i TIA rendiste nja 5 ankesa që janë pak të thuash “të trasha”, të tilla si pirja e duhanit, qëndrimi i policisë gjatë kohës së lirë, parkimi i mjeteve etj., athua se policia ishte një firmë nënkontraktore për mirëmbajtjen dhe pastrimin e aeroportit.

Aeroporti i Rinasit, pavarësisht se është i vetmi aeroport në vend, funksionon praktikisht si një firmë private ku autoritetet shtetërore duhet të marrin leje për të hyrë. Ai ruhet me roje private dhe kjo ka qenë ndër pikat e marrëveshjes koncesionare.

Policia e Shtetit ka një akses praktikisht të kufizuar në pjesën e brendshme të aeroportit dhe për këtë shkak, është karagjozllëk të ngresh akuza mbi punonjësit e policisë për këtë rast, siç bënë  zyrtarët e Shqupit. Ata e dinë të vërtetën  por nuk i rezistuan as kësaj radhe tundimit që të manipulojnë opininion me gënjeshtra të trasha.

7 komente në “FAKSIMILE/ Si u injoruan kërkesat e policisë për sigurinë nga autoritetet e Aeroportit të Rinasit”

  1. Ostrosi says:

    Nuk arrij ta kuptoj se si vazhdon dhe manaxhon aeroportin idioti Castro qe e njeh i madh e i vogel ne baret e tiranes si pijanecin dhe idiotin me te madh te huaj ne shqiperi ne 20 vitet e fundit, i krahasueshem me rrugecerit e rrugeve. Po AAEF keta amerikanet a e shikonin se kush ishte CEO ne aeroport dhe ishin aksionere ne kete koncesion. E pabesueshme CEO AEROPORTI rrugac kolumbie me pashaporte gjermane. Mjere ne shqiptaret edhe te huajt kur vijne zgjedhin rrugacet e tyre dhe i sjellin ketu, ai as anglisht nuk flet dot, ka 10 vjet CEO ne aeroport, stafi i tij thote qe manaxhon dashnorja e tij aeroportin. Sa per sigurine ai eshte injorant, nuk ka mbaruar kurre shkolle aviacioni, s’e ka idene e standarteve dhe as e can koken per to, stafi ne aeroport ben barcaleta me CEO-n.

  2. rolando says:

    Po atehere per cfar masash te rrepta na mburresh policia se kishte marre per tu mbrojtur nga sulmet terroriste kur nuk paska te drejte te ruaje aeroportin.Duhet te themi shyqyr qe ata 3 nuk ishin terroriste por thjeshte hajduten se per ndryshe mund ta kishin vene makinen me tritol poshte avionit dhe vete te ishin larguar qetq-qete.Hajde justifikim hajde.

  3. daku says:

    Pavaresisht ketyre letrave te vitit 2014, ate dite aeroporti ka qene i mbushur me police te mire-armatosur qe mbanin qen e “mace” pas tyre, ne kuader te rritjes se sigurise pas ngjarjeve ne Turqi.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh Castro Castro.. Ti do rrahur me thuper thane..

  5. Voroa says:

    Duhet te falenderojme grabitesit te cilet na bene nje sherbim shume te “madh” : testuan masat e sigurise. Se kete test nuk mund ta bente dot policia se nuk kishte kompetenca ::::)))))))

  6. Llici says:

    Autoritetit I Aviacionit Civil dhe ne vecanti Drejtoria e Aeroporteve e Sigurise ka per detyre te kontrolloje Koncensionarin e Aeroportit dhe nenkontratoret e tij. Ne rastin e konstatimit te shkeljeve te regullores si ne kete rast te mosfunksionimit te kamerave te sigurise duhen te gjobitet Koncensionari.
    Policia e Shtetit duhet te beje me dije Autoritetin e Aviacionit Civil.

  7. Li says:

    Autoriteti I Aviacionit Civil (AAC), Drejtoria e Aeroporteve dhe Sigurise ka per detyre te kontrolloje Koncensionarin dhe nenkontratoret e tij, ne rastin konkret ICTS-ne. Ne rastin e konstatimit te shkeljeve te rregullores AAC ka per detyre te gjobis Koncensionarin.
    Polica e Shtetit duhet t’i drejtohet Autoritetit te Aviacionit Civil dhe beje me dije dhe Koncensionarin per mosfunksionimitn e kamerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje