Deputetët socialistë, nismë për një Institut të Kujtesës së Luftës

1 Korrik 2016, 10:18Politika TEMA

Një grup prej 30 deputetësh të Partisë Socialiste i kanë depozituar për shqyrtim kreut të Kuvendit Ilir Meta, nismën ligjore “Për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”.

Në tekstin e nismës në fjalë thuhet se ky ligj ka për qëllim krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore, për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist.

“Historianë vendas dhe të huaj, në vlerësimin që i kanë bërë historisë së Shqipërisë për këtë periudhë kohore dhe kontributit të vendit tonë, janë shprehur se kontributi i Shqipërisë është domethënës jo nga numri i popullsisë dhe i forcave që u angazhuan në luftë, por i mesazhit, i rreshtimit të drejtë që bëri, në një moment të rëndësishëm historik.

Shqipëria ishte viktimë e agresionit, si shume vende të tjera, së pari nga fashistët italiane pastaj nga nazistët gjermanë”, shkruhet në relacionin shoqërues.

2 komente në “Deputetët socialistë, nismë për një Institut të Kujtesës së Luftës”

  1. vojo stafa says:

    Me kerku lavdi shkoni edhe 80 vjet me tutje e me dhane llogari nuk kujtoheni as se cfare bete edhe para 25 vjetesh.Komuniste kriminela.

  2. Shefqet deliallisi says:

    A ja vlen qe per nje lufte 1 vjecare, qe perfundoi ne lufte civile, dhe hodhi themelet e luftes se klasave, qe masakruan gjysmen e shqiptareve nga gjysma tjeter per 50 vjet te ngrihet me taksat e shqiptareve nje institut propagande?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje