Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, tashmë i pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i ka dërguar 170 mesazhe gruas, e cila e denoncoi për ngacmim seksual.
Në një periudhë prej 3 muajsh, që nga seanca e parë e gjyqit ndaj gruas 32-vjeçare në Gjykatën e Beratit, Prokuroria ka thënë se Shyqyri Çobo e ka ngacmuar me anë të mbi 300 telefonatave dhe 170 mesazheve të shkruara.
Në mesazhet e reja të dërguara nga gjyqtari në telefonin e 32-vjeçares, të cilat publikohen sot nga “Panorama”, bie në sy përpjekja e Shyqyri Çobos për të qenë në kontakt me gruan që po ngacmonte.
Po kështu, vihet re se gjyqtari i bën me dije kallëzueses se “ende s’jam investuar në dobinë tuaj”, duke i lënë të kuptohet se ende nuk ka vendosur ta ndihmojë me gjyqin që Irma T., 32 vjeçe, kishte si e paditur nga ish-burri i saj.
Në mesazhet që publikohen sot sqarohet edhe një moment i shpjeguar në kallëzimin dhe dëshminë e gruas që denoncoi gjyqtarin. Fillimisht, pasi ajo i kishte dhënë numrin e telefonit gjyqtarit pas kërkesës së këtij të fundit me argumentin se do t’i gjende avokat, Irma T. kishte konstatuar “afrimitetin që po i jepte gjyqtari”. Për këtë fakt, ajo ka pyetur babain e saj në lidhje me gjyqtarin Shyqyri Çobo.
Babai i ka thënë se e njihte gjyqtarin. Denoncuesja ka menduar se Shyqyri Çobo po ia dërgonte mesazhet në fjalë në shenjë respekti apo afrimiteti me babain e saj, por në një SMS, pasi 32-vjeçarja e ka pyetur gjyqtarin tashmë të pezulluar, ai përgjigjet: “Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh”.
Në mesazhet e tjera gjyqtari, sipas Prokurorisë, bën ngacmime ndaj 32- vjeçares, herë duke iu referuar filozofisë, shprehjeve të ndryshme popullore, apo edhe fesë.
Mesazhet e reja
Mesazhi 1
Ende s’jam investuar në dobinë tuaj …Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person të “performancës që unë disponoj – do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe… do të flasim!! Ok.
Mesazhi 2
Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??
Mesazhi 3
…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!
Mesazhi 4
Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!
Mesazhi 5
Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?
Mesazhi 6
Mos injoro CV-në tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehinë se …”Miqësia shndërrohet në dashuri, ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?
Mesazhi 7
Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se: “Në jetë të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera kemi”!
Telle thelle gjyqtari qenka tip i ndjeshem
Tere ato asete aty perpara, dhe une di filloja ti bija violes
Jo me kot e quajm Shqiperin vendi i qelbur,kur behet dhe shoqi i ketij spordhjakut don zhuan çfare do presim nga gjygjtaret e tjere,jo reform po shfarosje lyp ai vend te gjith qe jan ne detyr SHTETIT
Or po mire ore mire , dukesh qe qenke i ´kenduar´dhe paske dy gram tru , POR , me fal , se kam nje pyetje : A je pare ndonjehere ne pasqyre ??? – Po ti qenke sa nje mut cifuti , i shkurter , i shemtuar , koke- shinik , kembe-shtrember , bythe-madh ….! Don edhe p..th .. ti ?!
Ky po ka per tja zgjidh ceshtjen. Gjygjtar me demek ky copa injorantit. Ky ka mbaruar per juridik apo psikologji??? ikre bullar qorr.
Ca kafshesh na gjykojne, ne fakt ky ofendon edhe kafshet ti krahasosh me te. Ky qenka rrote kari fare nga trute!
Qeka llape beratjsa. Ypppppp xhixhi.
O nuk paska pas faj i ziu. Vieni asete vieni
Shiko shiko, ky muti i çobanit marka vesh edhe nga kurani !? Teberestarfullah !
Pse nuk u arrestua ky shyqyriu ashtu si shukriu????
Ma shpjegon dot njeru???. Te dy kerkuan sex per favore apo jo????
Do ishte interesante sikur telexonim dhe smst e kallzuses…..