Brexit/ Nuk është vonë për të negociuar këtë fatkeqësi kombëtare!

30 Qershor 2016, 17:30Politika TEMA

Nga Jonathan Powell, The Guardian

Është e pakundërshtueshme se personat që votuan Brexit, triumfuan me një diferencë të vogël. Por një fitore është fitore, pikë! Kjo nuk do të thotë se është thënë fjala e fundit mbi këtë temë. Një ndër avantazhet e kushtetutës sonë fleksibël është se gjithmonë ka hapësirë për manovra. Ne gjithmonë gjejmë një mënyrë për të kaluar më tej. Dhe koha ka një mënyrë të saj për të parë gjërat ndryshe: opsione që duken të pamundura sot por deri në vjeshtë mund të jenë më shumë se të mundshme.

Mjafton të shikosh fytyrat e liderëve të fushatës për Brexit, përveç Nigel Farage, për të kuptuar se ata janë të ndërgjegjshëm që kanë shkaktuar ndoshta plagën më të madhe në historinë e Britanisë së Madhe. Ata i tregojn hapur shenjat e vuajtjes nga zgjidhja e keqe e një çështje të rëndësishme, me shumë pishmane dhe asnjë ide se çfarë do të bëjnë tani. Por një gjë është e qartë: ata aktualisht nuk mund të na ofrojnë një rrugëdalje për krizën që vetë shkaktuan.

Përballë rrëmujës në tregje dhe rënies së paundit, me pasojat e tmerrshme ekonomike që po përjeton Brexit, kriza mund të zgjasë vite, dhe jo ditë apo javë, siç thuhet. Ne nuk kemi pse aktivizojmë artikullin 50 i cili do të nisë negociata të pandërprershme për daljen, dhe askush në Europë nuk mund të na detyrojë ta bëjmë diçka të tillë. Politikanët europianë po në bëjnë thirrje të nxitojmë dhe t’i japim fund paqartësive. Por hapja e negociatave do të hapë një periudhë 4 apo 5 vjeçare paqartësish, dhe nuk do t’i përfundojë ato, siç thuhet.

Në çdo rast, ne duhet të presim nga Konservatorët të zgjedhin liderin e tyre të ri në vjeshtë. Pavarësisht se çfarë thotë Boris Johnson, ai lider duhet të thërrasë zgjedhje të parakohshme për të marrë një mandat për të nisur negociatat me Brukselin. Për Konservatorët nuk është një gjë e mirë përdorimi i maxhorancës parlamentare për të shmangur këto zgjedhje. Nëse e bëjnë, negociatat e tyre nuk do të kenë aspak legjitimitet.

Referendumi ishte një votë kundër diçkaje, por jo një votë për gjithçka. Referendumi nuk na thotë asgjë përsa i përket marrëdhënies që qytetarët britanikë duan të kenë më Europë. Disa duan të jenë si Norvegjia, ende brenda tregut të përbashkët, ndërsa disa si Johnson duan të bëhen si Kanadaja, me një marrëveshje të lirë tregtie. Disa të tjerë duan që të funksionojë si OBT, duke përjashtuar çdo marrëveshje e deritanishme me Europën. Tani ata arrijnë të kuptojnë se 80 përqind e ekonomisë tonë do të përjashtohet nga çdo marrëveshja alla-Kanada, dhe po drejtohen nga stili norvegjez i tregtisë.

Por kjo do të kërkojë që ne të vazhdojmë të pranojmë lëvizjen e lirë të njerëzve, të bëjmë pagesa ndaj BE të barazvlefshme me shumën që kontribuojmë aktualisht, dhe të aplikojmë ligje dhe rregulla të BE pa pasur asgjë për të thënë lidhur me këtë. Ky opsion do të sjellë padyshim një zemëratë të madhe edhe nga vetë mbështetësit e Brexit. Linja e Johnson se “do të kemi ëmbëlsirën tonë dhe do ta hamë atë”, nuk duket dhe aq për të qeshur tani.

Zgjedhja mes një të ardhme si Norvegjia apo Kanadaja është thelbësore, jo vetëm për arsye ekonomike por edhe për arsye kushtetuese që njerëzit duket se nuk arrijnë t’i kuptojnë. Nëse zgjedhim të largohemi nga tregu i përbashkët dhe të kemi politikat tona tregtare dhe migruese, atëherë referendumi ka kuptim.

Është e qartë se do të ketë  një referendum në Skoci nëse ne lëmë BE-në, dhe me siguri ata do të shpallin pavarësinë dhe do të qendrojnë në BE. Atëherë ne nuk do të kemi zgjedhje përveçse të mbyllim kufijtë me Skocinë: nuk mund të kesh dy politika të ndryshme pa kontrolle doganore.

Dhe nëse Anglia ndalon hyrjen e lirë të shtetasve të BE, ne do të na duhen pasaporta dhe për të hyrë në Skoci, Pozicioni i Irlandës së Veriut do të jetë edhe më shumë në dilemë. Ata do të kenë kufij me Skocinë dhe Irlandën, pa përmendur rihapjen e bazave të procesit të paqes me irlandezoverioëtm që ishte një kufi i hapur midis veriut dhe jugut. Paradoksalisht, janë “anglezët e vegjël” që do të sjellin fundin e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke parë fleksibilitetin e dukshëm të Johnson, gjtihçka ne duhet të bëjmë është ta shtyjmë atë drejt pozicionit fillestar, pa u bërë ende lideri i Brexit. Në atë kohë ai kërkoi një marrëveshje më të mirë për Anglinë dhe më pas propozoi Brexit, por duket se kjo ide nuk u përkrah kurë nga BE dhe vështirë se do të ndodhë tani, por gjithsesi do të ishte mirë t’u jepnim kohë ta konsideronin si alternativë.

Ka plot precedentë të bërjes së dy referendumeve, njëri pas tjetrit. Irlandezët e kanë bërë dy herë në vitet e fundit. Një herë për Traktatin e Nicës në 2001 dhe njëherë për atë të Lisbonës në 2008-2009. Fillimisht irlandezët e kundërshtuan për ta pranuar në referendumin e dytë.

Nëse Konservatorët do të drejtohen nga një anti-europian, dikush duhet të flasë për 48 përqind që votuan “Qendro”.  Jeremy Corbyn qartësisht nuk mund të jetë personi që do ta bëjë këtë gjë, ndaj duhet gjetur njeriu i duhur.

Laburistët janë në kërkim të një lideri të ri që do të përfaqësojë rrymën pro-europiane, një lider që mund të fitojë zgjedhjet e mundshme në vjeshtë.

Lideri i ri duhet të garojë në zgjedhjet e përgjithshme me një premtim të qartë, atë të negociimit me partnerët tanë për të shpëtuar pozicionin e Britanisë në Europë, në vend që të largohemi. Në sistemin tonë, një zgjedhje e përgjithshme e zhbën një referendum. Nëse Laburistët arrijnë të fitojnë, ata do të kenë një mandat nga britanikët të negociojnë një marrëveshje të re me Europën dhe ndoshta të bëjnë një referendum të dytë.

Ne ende kemi kohë të shpëtojmë veten tonë nga një katastrofë kombëtare që na e solli David Cameron dhe gjykimi i tij i keq.

Ka një rrugëdalje, por kërkon liderë të fortë me guxim për ta realizuar./ Përgatiti Amarildo Lumani

4 komente në “Brexit/ Nuk është vonë për të negociuar këtë fatkeqësi kombëtare!”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    beqirat sunite si ”mjeshtra” ekonomike cfare mendimi kane per kete BREXIT..!!!??

    1. Grigor says:

      Une kam mendimin meqe Britania doli ne B.E, une ti rras sateme karin para e mbrapa dhe tu te te rras dordomuzin deri ne gurmaz qe te mbyllesh halen e qelbur dhe mos na cash karin 24/7 non stop. Hajde gamisu tani gerrices bolesh.

    2. neo-greket ardhacake Anadolli dhe nga Lindja e Mesme says:

      Te njejtin mendim kane si turqit ortodokse neogreke, mos ki merak, o jevg lekure murrme Ponti.

  2. loni says:

    Duan mu. ato qe e ciuan Britanine ne Referendum (politikanet qelbanike), hani mu. , tani rrini vetem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje