Dështojnë zgjedhjet në 35 degët e PD, bojkot mbledhjeve të strukturave. Akuza të deleguarve të Bashës

30 Qershor 2016, 14:12Politika TEMA

Nuk po dështojnë vetëm për reformën në drejtësi dhe përballjen me partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE, PD dhe kreu i saj Lulzim Basha.

Partia Demokratike dhe të deleguarit e Lulzim Bashës kanë dështuar me procesin e zgjedhjeve në strukturat e brendshme. Ndërsa deri në datën e sotme, procesi duhet të ishte mbyllur sipas udhëzimit të kreut të demokratëve, procesi zgjedhor në 35 degë të çuara në zgjedhje të  parakohshme, janë në fazën fillestare.

Udhëzimi i Bashës që mban datën 28 prill urdhëronte të deleguarit që procesi i riorganizimit të degëve të përfundojë deri në datën 30 qershor. Ky afat ka përfunduar, ndërsa procesi është në fazën fillestare për shkak të përplasjeve, rebelimeve dhe bojkoteve.

Drejtuesit aktualë të degëve akuzojnë të deleguarit se në disa seksione nuk po bëhen mbledhje dhe emrat për kryetar do të zgjidhen në mënyrë preferenciale. Ata thonë se mbledhjet e seksioneve ende nuk janë bërë për shkak se anëtarësia aktuale refuzon zgjedhjet, ndërkohë akuzojnë të deleguarit se do të vendosin emra kandidatësh sipas preferencave dhe parapëlqimeve të tyre.

Ish-drejtuesi i degës së Pogradecit, i pari që dha dorëheqjen pas futjes së degës në zgjedhje, Renato Preza shprehet se aty ku ka interesa nuk bëhen zgjedhje. “Atje ku qëndrojnë interesat, këta klanorët nuk bëjnë zgjedhje. Dihet që në këto raste ata do të zgjedhin njerëzit që duan vetë dhe jo ata që janë të pëlqyer nga anëtarësia”, ka deklaruar kohë më parë Preza.

Ai shton se në disa seksione ende nuk janë bërë mbledhjet, ndërsa në disa të tjera pjesëmarrja ka qenë minimale.

“Në degën e Pogradecit ka shumë anëtarë që nuk janë duke u angazhuar në procesin e riorganizimit dhe të votimit. Në shumë seksione nuk ka pasur ende mbledhje. Ka një hezitim nga anëtarësia për t’u futur në proces votimi. Ata janë tërësisht të paangazhuar pasi kundërshtojnë zgjedhjet. Ende nuk del qartë se kush duhet të propozojë kandidatët. Statuti po shkelet sepse ka mbledhje që bëhen vetëm me 7 persona”, thekson ish-kryetari i degës së Pogradecit.

Demokratët e Vlorës po ashtu kanë refuzuar të bëhen pjesë e riorganizimit të degës. Drejtuesi i kësaj dege, Moisi Meminaj, thotë se procesi ka ngrirë.

“Procesi ka ngrirë, nuk ka orientim, nuk ka busull. I deleguari (Flamur Noka) thotë se po verifikohet anëtarësia. Ky proces duhet të ishte mbyllur por strukturat kanë refuzuar riorganizimin. Problemi është më i thellë se ç’mund të mendohet pasi strukturat po zgjidhen që nga fillimi, proces ky i zhvilluar në 2013”, u shpreh Meminaj.

Ndërkohë, edhe dega e Durrësit është tepër problematike. Anëtarësia aktuale është rebeluar ndaj vendimit të Bashës dhe bojkoton mbledhjet.

6 komente në “Dështojnë zgjedhjet në 35 degët e PD, bojkot mbledhjeve të strukturave. Akuza të deleguarve të Bashës”

  1. Petro says:

    Po s’ka si ndodh ndryshe.Derisa nuk u be asnje analize e dy humbjeve radhazi, derisa kryetari dhe kryesia qendrore me preteksin e teorise absurde te kokave te turkut nuk dhane doreheqje.Ata mbeten aty , fshehur te Partia nga frika e prapesive dhe tashme do realizojne farsen e radhes .Po shkojne ne baze me kandidate humbes qe s i do kush.Sa keq per vendin qe ka kete opozite false, here te shtur dhe here bashkepuntore te pozites.Jemi kthyer ne fillim te viteve 90 kur Ala desh te beje zgjedhje demokratike me subjektet e komunizmit.Hqni te deleguarit nga rrethet.Shumoca e tyre jane pergjegjes per dy humbjet per shperdorim pushteti dhe arrogance, per paaftesi dhe bashkpunim me hajdutet e LSI.

  2. ROVIGO says:

    Po cparti leshi eshte kjo more aman……akoma parti e quani ju…ky tani eshte vetem nje grupim I ndyre ne sherbim te nje familje te inkriminuar….Ptuuuuu.

  3. Devolliu says:

    Saliu e ka mbajt në fre Partinë e tij Fashiste. Tani që Lul-ushi nuk i mban dot frerët, ajo ka kaluar në Parti Anarshiste.

  4. albani says:

    Basha duke e kuptuar qe deri me 2021 eshte opozite i mblodhi kryetaret te cilet kane status 4 vjecar,nje e nga nje ne Tirane ne prezence te bodigardeve te tij dhe u kerkoi qe te kontribuojne me nga 30 mije euro secili per partine,ne te kundert duhej te jepnin doreheqjen meqe statuti nuk ja lejonte shkarkimin.
    U cilesua si hajdutllik nga kryetaret e degeve,shumica nuk paguan dhe me te drejte refuzojne dhe sabotojne zgjedhjet e reja.
    Nje here i lane breket ata per postin e kryetarit,tani u kerkohet prape qe ti lene me presupozitetin qe ne 2021 do te jene parti fituese dhe do te dem-shperblehen.
    Demokratet e thjeshte aktuale te Lulit nuk kane breke ne bythe.

  5. Salkari says:

    Mul Noka i deleguar ne Vlore , Hajde parti gallate hajde.

  6. Spartaku says:

    Me mire hiqeni si te deleguar Mul Noken ne Vlore, dhe çoni Strazon me pistolete ne brez,se ai i ndreq mire keto pune.Pika qe nuk i ra pd-ke dhe ata qe e drejtojne. Vath me derra te eger.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje