Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Komisionin e Reformës në Drejtësi, mbledhje në të cilën opozita u largua nga komisioni duke mos pranuar të votojë draftin e ndryshimeve kushtetuese.
Në këtë mbledhje, të pranishëm në Komisionin e Posaçëm kanë qenë të ftuar dy ambasadorët, Romana Vlahutin, e Bashkimit Europian, dhe Donald Lu, ambasadori i SHBA-ve. Fillimisht e ka marrë fjalën ambasadorja e BE-së e cila i ka mëshuar faktit që palët duhet të bien dakord sa më shpejt.
“Të gjithë janë plotësisht të ndërgjegjshëm se kredibiliteti i kësaj reforme do të duhet të ruhet në çdo hap dhe udhëzimet e qarta që kemi nga zyrat tona qendrore janë se vetingu nuk duhet kompromentuar nga influencat jo të duhura të partive politike”, – ka thënë Vlahutin.
Ndërsa ambasadori Donald Lu tha se drafti i ndryshimeve kushtetuese ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më pas foli deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi që në emër të opozitës tha se miratimi i njëanshëm i draftit kushtetues, pa përfunduar më parë negociatat politike e çon situatën në një moment kritik. Bylykbashi ka thënë se maxhoranca nuk i ka 94 votat që ta miratojë e vetme Reformën në Drejtësi dhe se ka dy opsione ose të trafikojë votat, ose ta djegë reformën për një vit. Më pas opozita ka dalë nga mbledhja. Më poshtë vijnë të plota një pjesë e debateve.
Debati me dyer të mbyllura, i zbardhur nga Panorama:
Fatmir Xhafaj: Ky projekt që kemi nuk është një projekt tërësisht i punuar vetëm nga ekspertët shqiptarë dhe nuk ka vetëm kontributin tonë këtu, në këtë tavolinë, ka edhe kontributin e dy partnerëve të rëndësishëm strategjikë për shqiptarët dhe për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Është kjo arsyeja që sot, me kërkesën e tyre, kemi mirëpritur në këtë tryezë pikërisht dy partnerët bashkëkryesorë, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, ambasadorin e nderuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zotin Donald Lu, dhe ambasadoren e nderuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, zonjën Romana Vlahutin…
Romana Vlahutin: Në emër të institucioneve të Bashkimit Europian dhe të 28 shteteve anëtare të BE-së, dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për partneritetin, bashkëpunimin dhe punën shumë të madhe që është bërë për të arritur atë që keni në duar sot, një paketë me ndryshime kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Kjo reformë është reforma më e rëndësishme që do të ndërmarrë Shqipëria në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Gjithashtu, reforma merret edhe me kapitujt 23 dhe 24 dhe, për rrjedhojë, është plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. Të gjithë janë plotësisht të ndërgjegjshëm se kredibiliteti i kësaj reforme do të duhet të ruhet në çdo hap dhe udhëzimet e qarta që kemi nga zyrat tona qendrore janë se vetingu nuk duhet kompromentuar nga influencat jo të duhura të partive politike. Ne sinqerisht shpresojmë për një miratim të shpejtë të reformës me shumicë kushtetuese, para mbylljes së sesionit parlamentar të verës, në mënyrë që procesi i integrimit të Shqipërisë në BE të mos ndërpritet. Nëse ka ende ndonjë çështje që duhet zgjidhur, le të punojmë për të gjetur zgjidhje, por procesi duhet të vazhdojë të ecë përpara. BE-ja po planifikon të japë asistencë thelbësore përmes misionit monitorues ndërkombëtar dhe ne shpresojmë plotësisht që përpjekjet tona të përbashkëta do t’u japin qytetarëve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që ata kërkojnë dhe meritojnë.
Fatmir Xhafaj: Faleminderit, zonja Ambasadore, për mesazhin që përcollët në emër të Bashkimit Europian, në shprehje të konsideratës dhe vlerësimeve inkurajuese për procesin! Fjalën po ia kaloj tani ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit Donald Lu.
Donald Lu: Gjatë vitit të shkuar, Romana dhe unë kemi folur shumë për Reformën në Drejtësi dhe unë kam vetëm dy gjëra më shumë për të thënë. Së pari, dua të falënderoj anëtarët e këtij komisioni për përkushtimin dhe për sakrificën në mbështetjen e Reformës në Drejtësi! Së dyti, drafti që do të diskutoni dhe do të votoni sot ka mbështetjen e plotë dhe të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fatmir Xhafaj: Faleminderit, zoti Ambasador, për mbështetjen e vazhdueshme që i keni dhënë këtij procesi dhe për vlerësimet që adresuat ndaj anëtarëve dhe këtij komisioni, si dhe për mbështetjen që i jepni këtij projekti me rëndësi historike për fatet e mëtejshme të integrimit e të zhvillimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend!
Oerd Bylykbashi: Sot jemi përpara një mbledhjeje, e cila në vetvete është moment kritik. Siç e kemi bërë të qartë, madje siç është bërë e qartë në draftin e paraqitur më 4 maj nga vetë OPDAT-i dhe EURALIUS, në krye të draftit thuhet qartë: “Ky draft nuk reflekton çështjet që kërkojnë vendimmarrje politike”, pra zgjidhje politike, por edhe më qartë se kjo është thënë nga Komisioni i Venecias që çështje të caktuara kërkojnë vendimmarrje politike. Zgjidhja nuk mund të jetë as më shumë, as më pak sesa ajo, e cila, në mënyrë fare të qartë, kërkon që në të katër organizmat kolegjialë të garantohet, në mënyrë proporcionale, përfaqësimi i opozitës për të garantuar, siç u bë e qartë në të gjitha ato që u thanë më pas, që kjo reformë është e pakapshme nga asnjëra palë politike, ku palët janë ekuidistante nga rezultati i Reformës në Drejtësi. Pra, në këtë situatë kaq të rëndësishme, kur negociatat delikate kërkojnë dhe janë afër një zgjidhjeje, çdo gjë tjetër unilaterale, qoftë edhe nisja e procesit në mënyrë unilaterale, si kjo sot, nuk i shërben zgjidhjes, kompromisit dhe për rrjedhojë, nuk i shërben asaj që ne kërkojmë, që së shpejti të miratojmë Reformën në Drejtësi. Kisha edhe diçka tjetër. Kjo maxhorancë nuk i ka 94 votat në asnjë formë, që garanton një integritet të procesit përtej çdo dyshimi, një legjitimitet të produktit në sytë e shqiptarëve. Nuk garanton përveçse me 2 forma: e para, trafikimi i votave në Parlament dhe, e dyta, qëllimi për ta dështuar përkundër 94 votave të pabëshme dhe si rrjedhojë, për ta shtyrë me një vit Reformën në Drejtësi. Besoj se të dyja kanë një kosto të jashtëzakonshme politike, por edhe më shumë se politike. Opozita nuk është e gatshme për asnjë sekondë t’i rrezikojë të dyja, por është e gatshme që, siç jemi duke negociuar, të gjejmë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje të vetme, e cila do të garantojë që të katërta organet kolegjiale (siç thotë Komisioni i Venecias dhe askush nuk mund ta zhvendosë këtë që thotë ai, sepse është opinion final), të garantojnë përfaqësimin e opozitës, të garantojnë pavarësinë e sistemit nëpërmjet ekuidistancës politike. Çdo gjë tjetër nuk i shërben kompromisit. Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Është vetëm një çështje, të nderuar kolegë, të mos e çoni kompromisin në rrugën që e dëmton. Topi është në fushën tuaj. Ne kemi bërë propozimet konkrete edhe mbi bazën e germës që propozon Komisioni i Venecias. Jepini kohën e nevojshme, sepse, në të kundërt, është siç po e bëni edhe sot: një proces unilateral, pa zgjidhjet politike të kërkuara edhe nga Komisioni i Venecias, dhe për rrjedhojë vetëm në dëm të Reformës në Drejtësi, që ne si opozitë, e duam sa më shpejt. Çështjen nëse e doni edhe ju, do ta tregoni nëpërmjet kompromisit në këtë negociatë që është e fundit, por shumë e rëndësishme.
(Anëtarët e opozitës në Komisionin e Reformës largohen nga salla)
Fatmir Xhafaj: Ju duhet të na dëgjoni edhe ne!
Pandeli Majko: Të them të drejtën, kjo është një histori kaq absurde dhe absurditeti fillon nga salla ku ne kemi bërë këtë diskutim për pavarësinë e drejtësisë. Kjo dikur ka qenë salla e byrosë politike, ku merreshin vendime për gjithçka dhe për çdo gjë. Bile këtu merreshin vendime, para se të merreshin vendimet e gjykatës, dhe duket sikur tema është po ajo dhe ne po diskutojmë pavarësinë e drejtësisë, e cila, në thelb, ka ndarë regjimin nga demokracia. Mua nuk më mbetet gjë tjetër, jashtë çdo logjike të protokollit, të falënderoj, së pari, ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas për punën shumë të mirë që kanë bërë dhe t’u bashkohem deklarimeve të dy miqve të Shqipërisë e shqiptarëve: ambasadorit të SHBA-ve dhe ambasadores së BE-së, në faktin që ky draft është ai që do të hapë dyert e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Për sa i përket faktit që ka vetëm një kusht apo vetëm një gjë të vogël për të cilën pritet “Ok”-i ynë, si maxhorancë, ashtu siç u tha nga parafolësi i opozitës, që e la sallën në mënyrë të çuditshme, unë dëshiroj t’ju them se kam lexuar letrat e Komisionit të Venecias, vërejtjeve që ka bërë, edhe për të gjitha logjikat që ai ka shtruar lidhur me çështjet e Reformës së Drejtësisë. Ajo që dëshiroj të nënvizoj, unë nuk e di se cili ka qenë përkthyesi, pa dashur të bëj ironi dhe humor, i opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me këtë çështje që pretendon Partia Demokratike. Nëse unë përpiqem ta kuptoj këtë që shpreh opinioni i Komisionit të Venecias është e zeza mbi të bardhë, i fton partitë politike të qëndrojnë larg procesit të nominimit. Vendet e rezervuara për partitë nuk janë as më shumë dhe as më pak emërime politike. Pikërisht për këtë arsye ne ndahemi dhe ajo që quhet pika e fundit nga përfaqësuesit e opozitës nuk është e fundit pikë. Është një problem shumë i madh, është një parim shumë i rëndësishëm, i cili, në fakt, na kthen te koncepti në të cilin funksionon sot sistemi i drejtësisë nën kontrollin e plotë të politikës. Maxhoranca pranoi votimin me dy të tretat dhe ne menduam se kjo do të ishte një zgjidhje që e përfshinte në mënyrë substanciale opozitën në Parlament. Ajo që më shqetëson është fakti se këtu diskutohet sikur ne po bëjmë disa rregulla, të cilat do të kenë 6 muaj, një vit, dy vjet jetë dhe nuk po diskutojmë ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i rezistojnë dhe duhet t’i rezistojnë 10, 20, 30 apo 40 vjetëve. Mendoj se është normale që ne sot, që jemi në pushtet, do të na vijë dita që do të dalim në opozitë, dhe është normale që kolegëve, të cilët janë në opozitë, do t’u vijë dita të vijnë në pushtet. Kjo mënyrë e të diskutuarit, sikur ne do të jemi tërë kohën në pushtet dhe këta tërë kohën në opozitë, është krejtësisht e padobishme dhe ka sjellë diskutimin në një lloj udhëkryqi, i cili po citoj kolegun që tha: “Duhet një zgjidhje politike”. Dakord, ne jemi të gatshëm dhe besoj se shpreh edhe opinionin e kolegëve për çdo lloj zgjidhjeje politike, por zgjidhjet politike duhet të kenë një koncept të qartë juridik, se nuk po diskutojmë një program të një qeverie koalicioni me Partinë Demokratike, por ne po diskutojmë dokumentin më të rëndësishëm, më fondamental, mbi të cilin lidhet besimi i publikut tek institucionet e shtetit shqiptar. Mendoj se mënyra e diskutimit, largimi unilateral i përfaqësuesve të opozitës në një kohë që na ftuan të mos marrim vendime unilaterale, e bëjnë këtë histori deri diku edhe më absurde, i shtohen kontekstit të absurditetit të kësaj salle që ka parë shumë, sidomos në marrëdhënien me drejtësinë.
Partneret tane strategjike SHBA-te dhe BE-ja thote Xhafa,por harron se per PD-ne partnere strategjike nukk Jane SHBA-te dhe BE-ja.Perndrysge nuk do coheshin te iknin duke braktisur mbledhjen ne menyre demonstrative ne prani te Ambasadoreve strategjike te Shqiperise!!
Partnere per PD-ne jane gjykatesit dhe prokuroret e zgjedhur nga PD.
@tt.Ekzakt i nderuar.Partneret strategjike te PD-se jane Gjykatesit dhe Prokuroret e korruptuar te paafte dhe thellesisht te politizuar te shkolles se plepave dhe jo vetem.
sigurishte keshtu do ndodhte sepse antishteti pushteti dhe shteti +sektet=HIc .
Faliminderit USA,GOVERNES EUROPIT QE ME NE FUND VERTETUT NE MENYRE SHUME DIPLLOMATIKE E POLITIKEQE TA KUPTONINTE GJITHE SHQIPETARETSE KUSH ESHTE KUNDER TYREDHE NE 21 KORRIK KJO PJELL EKEQE ETRASHEGUAR NGA MORRI I KUQKA PER TE THEN FJALEN E FUNDIT DHE DO JET FILLIMI I CLIRIMIT70 VJECAR REAL I KOMBIT SHQIPETAR.
JU UROJ QE TE GJITHEVE PER MUNDIN DHE DO NGELENI NE HISTORISIPRIZERENI I DYTE ME TE GJITHA MUNDESIT PER NE 21 KORRIK.
HAPNI LISTAT E ZEZA,,,,BLLOKONI PARET E TYRE NE BANKAT DHE PUNA KA MBARUAR…..SI ORE PATURP JU AMBASADORE PO SALIU T JA KA LENE PRONAT GJYSHI PEREJ VICIDOVI DHE VICIDOVI ESHTE E GJITHE SHQIPERIA E SALIU ME \ENIN SOVRANE SALIU S KA PARE NE BANKE ,,,NJE DITE E PASHE PARA BANKES DUKE LYPUR LEKE ,,,HHAHHAHAH
Leter pa Zarf per Ambasadorin Donald Lu
” VENDET E REZERVUARA” PER VRASJEN E REFORMES NE DREJTESI
– Ali Komiket e ” Njeriut Shtet mbi Shtet” ne
Tirane…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Them virtuale sepse Sali Berisha dhe Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre!
Shkruaj virtuale, sepse as kryekryetari i PDSH-se, i Presidences, i Prokurorise se Pergjithshme, i Gjykates SE Larte, i SHISH-it, i Gjykates Kushtetuese, Sali Huseini as Ali Komiket e tij Lulezim Bashic, Gerd Bylykbashic, Edi Raki-tic, nuk paraqiten asnje e-mail ose deshmi te shkruar per opsionet e Ambasadorit tone te nderuar ne Tirane Z. Donald Lu per Reformen ne Drejtesi.
E sic thonin latinet : Parlam Volam, Scriptum Manent, pra fjalet i merr era, e shkruara mbetet!
Nese i marr si te verteta fjalet e telallit te Berishes, Basha per ” Vendet e Rezervuara “do ju drejtoja me gjithe respektin qe meritoni vetem nje pyetje ju ambasadorit tone amerikan ne Tirane, Zotit Donal Lu:
A jeni betuar Ju Zoti Ambasador mbi Kushtetuten tone “Ne populli, Me popullin, Per popullin” apo mbi Kushtetuten e Sali, Bujar, Adriatik, Bedri, Visho, Xhezair … Impunitetit:
“Ne Saliu, me Saliun, per Saliun” te kesaj ” Bande te Gangstereve” ( The Times” London- UK ) dhe te ” … Kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times” USA ), te ” Njeriut Shtet” dhe Zotit Impunitet qe shkruan e Vulos vet Sali Kadafit !?
Nese Presidenti i Amerikes ka” Vende te Rezervuara” qofte edhe ne Gjykaten ose prokurorine e fshatit me te fundit te SHBA- se atehere edhe ne Shqiperi le te behet e njejta gje!
Nese ka nje demokraci per SHBA-ne e BE-ne dhe nje demokraci me standarte te tjera ” Good enough for Albania” ( e mire boll per Shqiperine!? ) Zoti Ambasador, shqiptaret e kane zgjedhur ate qysh para 25 vjetesh me kushtrimin plebishitar:
E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
E duam Shqiperine si Ameriken demokratike!
Keto dhe vetem keto jane ” Vendet e Rezervuara” te shqiptareve, qe ia grabiti Banda e Gangstereve dhe kjo Mafia e Sali Berishes, qe ka dale krejt jashte kontrollit.
Po ky popull zgjodhi me voten e tij te lire edhe qeverisjen qe gjykoi si me te mire me 23 qershor 2013.
Cdo zgjedhje ose perzgjedhje tjeter jashte vullnetit te tij nga kushdo qofte eshte antidemokratike dhe e kunderligjshme!
Kur shkojme deri aty sa te rrejne diten per diell per gjoja emailet tuaja per Vende te Rezervuara, merrni me mend se cfare mund te bejne me te tjeret!
Ka gati 25 vjet qe e kam shkruar e perseritur me qindra here se nuk ka antiamerikane me te keqinj se proamerikanet me fjale dhe antiamerikanet me vepra!
Kam shkruar dhjetera here se nuk mund te vendosin demokraci ne Shqiperi ata qe ushtrojne diktat e autokraci brenda partise se vet, ata qe bejne shantazh dhe kercenime me ” djegje mandatesh” deputetet e partise se vet pa qene deputete as vet!
Politika ” keshtu e kurrsesi ndryshe”, ” sic themi e sic duam ne ose behet hataja”, “Ligji jam une” eshte politika e Luigjit te 14-te, e Hitlerit dhe “Baba Dokut”, e Pinocetit dhe Gorillave fashiste latnoamerikane jo e demokracise.
Jane politika e Partise – Shtet te Enverit dhe e ” Njeriut Shtet mbi Shtet” e Sali Berishes!
Ja pse syte e zemrat e shqiptareve jane drejtuar tek Washingtoni e Brukseli dje, sot dhe neser!
Kur them tek Washingtoni kam parasysh Shtepine e Bardhe, Kapitol Hillin, Departamentin e Shtetit, Ambasaden Amerikane … ne Tirane………….,,
Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte jetike per shqiptaret si komb e per Shqiperine
Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
Sot!
Neser eshte kurre!
Faleminderit!
Me respektin dhe vleresimin me te larte per misionin tuaj te larte i nderuar Zoti Ambasador i SHBA ne Shqiperi Donald Lu
Sinqerisht
Alban Dega
Nju Jork, me 10 qershor 2016.-
Sent from my iPhone!
big like !!!!!
From: [email protected]
Date: February 23,2011 at 2:39:38 AM EDT
Subject: NUK KA ANTIAMERIKAN ME TE KEQ SE PROAMERIKANIN ANTIAMERIKAN !
NUK KA ANTIAMERIKAN ME TE KEQ SE PROAMERIKANIN ANTIAMERIKAN !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Nje shkrim mjeran tipik komunist
Nje shkrim mjeran! Nje shkrim pa koke e pa kembe… Nje shkrim qe askush nuk kishte dite si ta shkruante me mjerisht! Nje mjerim i vete gazetes se gjore qe ka vdekur qysh ate dite qe e shiti Nikoll Lesi! Ndjese paste ” Koha Jone”!
A e ke pase njoftuar Ramiz Aline se e kane quajtur “Chicken” ne SHBA gjate
ose pas vizites se tij ne OKB e SHBA, or!? E ka pase detyre shteterore ta njoftoje…. Apo vetem ditirambe ne ate kohe per ti zevendesuar me shigjeta te helmatisura sot pas njezet vjetesh qe Ramizi ka rend nga fiku !? Per ta bere te njejten gje me Sali Berishen kur te bjkere nga fiku….
Servizilizem i ndyre per politiken e dites! Korrupsioni mendor i shkalles me te larte ! Eshte hera e trete qe si Kadareja edhe ti genjeni paturpesisht per ate vizite, qe sic e di mire e kam mbuluar une personalisht si i ngarkuar nga OKB-ja dhe jo nga Misioni i Shqiperise dhe as nga Ramizi!!!
Krimet kunder njerezimit te Berishes dhe genjeshtrat diten per Diell
Si ke fytyre te genjesh diten per diell vetem e vetem per ti fituar ndonje poene tek Sali Kadafi!? Nuk i ve shume faj Kadarese sepse ashtu e kane
genjyer, por ty nuk te falen gafa te tilla foshnjarake e krejt te pafytyra pasi ke qene ne
skalionin e dyte apo te trete te organizimit te saj. Mos harro se kam mbi 10 000 faqe
dokumente e mbi 1 500 fotografi nga ajo vizite historike per Shqiperine dhe ardhmerine e saj demokratike.
Ate te ardhme e uzurpoi me krime kunder njerezimit Sali Berisha, qe nga shkelja e Embargos Nderkombetare te Naftes dhe Armatimit ndaj makines se luftes e terrorit te
Milloshevicit ne Shrebrenice e mbare Bosnjen dhe dhunimin e Kartes se OKB-se qe per pak i kushtoi Shqiperise perjashtimin prej saj, cka vazhdon te kalohet ne heshtje
edhe sot e kesaj dite…. e deri me ekzekutimin publik te kater e plagosjen e dhjetra protestuesve e gazetareve te pafajshem me 21 janar 2011. .
Turp per ty qe shkruan nje artikull mjeran vetem e vetem per te treguar se ti paske
qene dikushi, bile arkitekti i marredhenieve shqiptaro- amerikane, ore proamerikani i lindur !
Per Toke bre …. !
Genje per Toke se per qiell te kapin Fantomet amerikane te se vertetes…. Ndjeva ndot, pershtirosje , neveri per shkrimin tend mjeran.
E mos harro se nuk ka antiamerikane me te keq se proamerikanin antiamerikan
se proamerikanin me fjale dhe antiamerikanin me vepra si Berishen ! Mos harro 1997-en, 1998-en…. !
Sa u perket sharjeve dhe
ofendimeve ndaj z. Arvizu, qe me siguri do te shtohen si ne numer ashtu edhe nga
niveli politik, me afrimin e zgjedhjeve te 8 majit kete vit, autoret e tyre nuk eshte habi
edhe te marrin ndonje pergjigje se ne fund te fundit ai nuk eshte diplomat i rendomte.
Mbi te gjitha edhe ai eshte njeri dhe poshterimi e ofendimet e uleta per gafa, mungese profesionalizmi dhe etike diplomatike pa mbushur as gjysme viti mision si perfaqesuesi
i SHBA ne Tirane nuk kane si te mos e lendojne”
Mjerim gazetarie! Mjerim diplomacie! Mjerimi intelektual! Mjerim njerezor i autorit qe nuk paska mesuar
A-ne e diplomacise.
Po c’ lidhje kane kritikat ndaj amabasadorit amerikan Arvizu me zgjedhjet lokale te 8 majit!?
As A-ne e diplomacise dhe Kushtetutes amerikane!
Po pse ore ti mendon se diplomacia amerikane, Departamenti amerikan
i Shtetit, Senati dhe administrata e Presidentit Barack Obama e kane derguar Zotin Alexander Arvizu per training apo turizem diplomatik ne Tirane!?
Ke kerkon te trembish me kercenimet tua qesharake tipike enveriste se “nuk eshte cudi te marrin ndonje pergjigje se nuk behet fjale per ndonje diplomat te rendomte!”
Mire qe ne diplomaci del sic je nul, por nuk paske lexuar kurre as nenin e pare te
Kushtetutes amerikane ore “diplomat zeza”!?
A e di se liria e mendimit dhe e shprehjes jane A-ja e demokracise amerikane ore viktime e mendesise enveriste qe te kepuste gjuhen po ta hapje gojen kunder saj!?
Sipas teje ai paska imunitet ndaj kritikave qofshin edhe te padrejta, qofshin
edhe te pasakta, nga shtypi i lire dhe gazetaret apo analistet shqiptare para se ti beje 5- 6 vjet si diplomat!? Ne raste shume te rralla demokracia amerikane i le ambasadoret e saj me shume se kater vjet ne nje vend.
Diplomacia e Enver Berishes dhe Sali Hoxhes
Diplomacia amerikane nuk eshte diplomacia e Enver Berishes dhe Sali Hoxhes
E mos harro qe jo vetem ambasadori Arvizu as diplomati Countryman, por as vet
sekretarja e Shtetit Hillari Clinton dhe as vete Presidenti i SHBA-se nuk jane te
pakritikueshem.
Vetem sot ne gazeten “The New York Times” kam lexuar mbi 8 analiza e
komente kritike per politiken e brendshme e sidomos ate te jashteme te administrates
amerikane. Dhe mos harro eshte gazeta e pare qe ka perkrahur dhe vazhdon te perkrahe me se shumti Presidentin Barack Obama dhe politiken e tij.
Askush nuk mund te jene me proamerikan e me atdhetar se kjo tribune e ndritur e mendimit me te ndritur amerikan ne te gjitha kohrat… Aq me pak ti dhe bosi jot
Sali Berisha qe e pat quajtur ” nje leter higjienike” cka nuk e ka bere asnje diktator
deri sot nga Stalini tek Hitleri, nga Musolini tek Enveri, nga Frankoja tek Honekeri,
nga Kadafi tek Stenceri…
Apo ty ashtu si idhullit tend Sali Berishes u ka mbetur akoma ora tek mendesia e “Hitlerit te shqiptareve” Urra… Urra…. Urra ! Mjerim enversit! Fatkeqesi intelektuale!
Skllaveri berishiste!
Mesimi i madh i Uillsonit
A ke lexuar jetshkrimin e mikut me te madh te shqiptareve dhe Shqiperise qe e pat shpetuar ate nga coptimi dhe rrenimi ne vitet 1919-1920 Z. Wodrow Villson se si i pat
zgjedhur keshilltaret kryesore juridik dhe diplomatik!? Lexoje ” Demokracia fiton cdo dite” ne gazeten “Zeri i Popullit” te dates 19-21 qershor 1992, vetem pak kohe pasi Berisha
qe zgjedhur President!
Pas nje testi masiv te mendjeve me te ndritura ne kete fushe zgjodhi dy kritikuesit me te ashper te mendimit te tij. E di aresyen !? “Mua me duhet mendja e dikujt qe mendon ndryshe nga une. Per ata qe mendojne si une kam mendjen time” pat thene ky President
i madh e mik edhe me i madh i kombit tone te vogel.
Aq me teper kur populli i Tropojes se Sales dhe ai i Shkodres se qyteteruar
ka shprehjen e arte ” A do ta mbytish dike ne lume… lavderoje, rritja mendjen”!
Ndaj ata qe kritikojne qendrime apo mendime te pamatura ose ne kundershtim
me mesazhet demokratike e politike te Presidentit te SHBA-se dhe Shtepise se Bardhe qofte ai ambasadori amerikan ne Tirane Z. Arvizu, qofte diplomati i shquar Countryman
qofte edhe diplomate te rangut edhe me te larte ne Departamentin e Shtetit, nuk e bejne nga antiamerikanizmi qe ka mbetur shume me teper i ngulitur ne trurin dhe veprimtarine
e Berishes!
USA!…. USA i Rames dhe “imperializmi amerikan” i Berishes
Mos mendon ti se enveristi fanatik Sali Berisha dhe zevendes- Padrinoja i tij Ilir Meta, e do SHBA-ne me shume se Edi Rama dhe Namik Dokle, qe ne kohen kur Sala dhe Gazidede nuk linin gje pa thene per ” imperializmin amerikan” ne 1996- 97 sakatoheshin nga falangat e murme te tyre, ashtu si qindra socialiste te tjere me thirrjet USA! USA! ne goje e ne shpirt!
Ata qe kritikojne e bejne sepse e duan dhe vleresojne demokracine amerikane
si frymezimin dhe udherrefyesin e aspiratave per liri e demokraci ne mbare Boten.
Ata jane perfaqesuesit me te guximshem te proamerikanizmit, si vlere e per me teper si kult kombetar i mbare shqiptareve!
Ata jane miqte me te mire e me besnikerise te Nenes se demokracise boterore, SHBA, qe nuk pajtohen me gabime te kujtdo qe demton imazhin dhe rolin paresore te saj per lirine e demokracine shqiptare apo boterore
Kritika e debati motor progresi e demokracie
” Kush te kritikon te don” thote filozofia shqiptare dhe ajo amerikane! Askush nuk
eshte i pagabueshem e aq me i pak i pakritikueshem ne kete Bote. Aq me pak mund te jete nje ambasador , diplomat ose politikan Sic thoshin greket e lashte ” Edhe vete mbreti i Zotave Zeusi ben gabime”.
Kritikat, debati jane motor progresi jo vetem ne piolitike, ekonomi por edhe ne shkence. teknike e cdo fushe te jetes.
Servilizmi, skllaveria mendore, nenshtrimi politik, monizmi i mendimit jane semundje dhe virus fatal per cdo demokraci.
E nuk ka antiamerikan me te keq se proamerikani me fjale dhe antiamerikani me vepra. Nuk ka antiamerikan me te rrezikshem se proamerikani me fjale e antiamerikani me veprime!
Pikerisht sherbimi servil ndaj ketyre antiamerikaneve me vepra eshte nje gabim fatal !
SHENIM: Shkruar e botuar per here te pare me 23 shkurt 2011