Daniele De Rosi do të jetë mungesa e madhe e kombëtares Italiane në sfidën e fazës çerekfinale në “Euro 2016” kundër Gjermanisë.
Mesfushori i cili është një nga pikat më të forta në mesfushën “Axurre” pësoi një goditje në kofshë gjatë seancës stërvitore, çka do ta penalizojë lojtarin e Romës të jetë i gatshëm kundër Pancerave.
Mjeku i përfaqësueses italine u shpreh se “De Rossi shënoi një goditje në kofshë. Koha është kundër nesh për tu rikuperuar në kohë” tha mjeku i ekipit Enrico Castellacci.
Një tjetër mungesë për Antonio Konten do të jetë dhe mesfushori Antonio Kandreva i cili nuk është në gjëndjen e duhur për të qenë i gatëshëm për ndeshjen e së shtunës.
Dhe nje tjeter akoma do te jete Tiago Motta me dy te verdha.
Asnje problem, Italia e mund Gjermanine edhe me ekipin e dyte.